Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ROLAND QAFOKU/ Ndjehemi me fat që të kishim…, lamtumirë Gim Nezaj!

17/05/2016
ROLAND QAFOKU/ Ndjehemi me fat që të kishim…, lamtumirë Gim Nezaj!
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Tani jam bërë më mirë. Kam filluar ta ndjek sërish emisionin. Të uroj të mira ty dhe familjes tënde”. Këto radhë të shkruara pak muaj më parë në messenger më vinin në inbox nga Agim Nezaj.
E dinte që ishte rëndë. E dinte që kjo rrugë e ligë që e kishte mbërthyer keq e kishte një fund. Por kurajoja e tij ishte unikale.
Ku e gjente forcën, pyesja gjithnjë veten gjatë kësaj kohe?
Vetëm sot që mora lajmin e rëndë plumb se Gimi nuk jeton më, di ta jap përgjigjen: Energjitë e tij ishin vetëm pozitive.
Kam afro 30 vjet që e njoh Agim Nezën. Nuk e pashë asnjëherë me dyshim. Nuk pashë te ai asnjë ligësi. Nuk e pashë asnjëherë të mos gëzohej për të tjerët. Nuk e pashë asnjëherë të mos kishte gëzim e të mos qeshte siç dinte ai. Nuk e pashë asnjëherë të mos bënte atë humorin e hollë që duke i shtuar “ë” në fund dukej sikur i hidhte edhe më shumë kripë.
Mik dhe i ftuar i përhershëm i emisionit tim, në asnjë puntatë nuk mungoi shpotia e tij. Ndjehesha aq mirë sa herë e kisha në studio.
Por më shumë si një mik të vjetër.
Ishte i sinqertë, pozitiv, plot shpresë dhe një mik i rrallë që realisht në kohët e sotme gjenden rrallë. Lotët nuk mjaftojnë për Gimin e dashur.
Na ike mik, por prapa na ke lënë kaq kujtime të mira.
Ndjehemi me fat që të kishim. Lamtumirë Gim Nezaj!
agim nezaj - roland qafoku1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.