Ndërroi jetë mjeshtri i komunikimit dhe gazetari Agim Nezaj

Ndërroi jetë mjeshtri i komunikimit dhe gazetari Agim Nezaj

86
0
Shares

Ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme gazetari i njohur, pedagogu i shkencave të komunikimit dhe mjeshtri i marrëdhënieve me publikun, Agim Nezaj.

Për më shumë se një vit u përballua me një sëmundje të rëndë deri sa dha shpirt në moshën 53 vjecare në Nju Jork.

Agim Nezaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Prej 25 vitesh ai punoi si gazetar, pedagog i komunikimit dhe këshilltar për komunikimin në zyrat më të larta të shtetit.

Fillimet si gazetar i kishte në gazetën Alternativa SD, ndërsa deri para dy vitesh kur nisi betejën me sëmundjen e rëndë ishte kryeredaktor i gazetës Koha Jonë. Përgjatë kësaj periudhe ai shkruajti artikuj dhe analiza politike tek Panorama, Gazeta Shqiptare, ndërkohë që nga 1997 ishte për disa vite korrespodent i televizionit britanik, Sky Neës etj.

Por pasioni i madh i Agimi ishte njohja e Shqipërisë për të huajt. Në vitin 1991 ai botoi guiden e parë për turistët nga një autor shqiptar “Albania – Travel Guide”, guidë që njohu përmirësime, plotësime dhe u ribotua disa herë që prej atij viti. Publikimi i fundit i përket vitit 2014. Ndërkaq në lëmin e turizmit ai pati edhe botime të tjera të gjitha në anglisht.

agim nezaj libri

Albania-Travel guide

Po Agim Nezaj botoi edhe dy libra të tjerë për komunikimin ndërkohë që jepte lëndët e marrëdhëniet me publikun dhe zyrën e shtypit në Universitetin e Tiranës, Departamentin e Gazetarisë si dhe në disa universitete private të kryeqytetit.

Si rrallë ndonjë zyrtar i lartë i administratës publike ai punoi për shumë vite në stafe të ndryshme politike si rezultat i profesionalizimit dhe integritetit të tij.

Gazetarët e viteve ’90 e njohin Agimin si themeluesin e institucionit të zëdhënësit në institucionet shtetërore. Ai punoi si zëdhënës dhe më pas këshilltar për mediat fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë, ndërkohë që u ndërruan 7 ministra por jo zëdhënësi nga viti 1994 deri në vitin 2000.

Më pas punoi si këshilltar për mediat dhe komunikimin i Prokurorit të Përgjithshëm Sollaku, këshilltar dhe shef i kabinetit të Inspektorit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Lalla, Këshilltar për mediat dhe komunikimin i Ministrit të Jashtëm dhe Zëvëndëskryeministrit, Meta dhe më pas këshilltar për mediat i Kryetares së Parlamentit, Topalli deri në vitin 2012.

Agimi la në hidhërim te thelle dy vajzat e tij Ergian dhe Edonën, të shoqen Mira, prindërit Bajrami dhe Zoja, pjesëtarë të tjerë të familjes, të afërm dhe miqtë e shumtë të tij.
agimi postimi i fundit

Një nga postimet e fundit në rrjetet sociale të Agimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY