Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRGJIMI/ Nishani: Kërcënohet siguria kombëtare, kush pengon hetimet do përballet me ligjin

16/05/2016
PËRGJIMI/  Nishani: Kërcënohet siguria kombëtare, kush pengon hetimet do përballet me ligjin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Bujar Nishani i kërkon prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë autoritetet që kanë përdorur pajisjen e paligjshme të përgjimit ndërsa i bëri thirrje institucioneve të mos bëhen pengesë e hetimeve.
“Shikoj tashmë por e konfirmuar dhe zyrtarisht se në institucionet shtetërore funksionon një pajisje përgjimi ilegale. Një instrument antikushtetues të cilin nuk e besoja kur e pashë në media para disa ditësh por tashmë i konfirmuar nga institucionet shtetërore që ky mekanizëm ilegal, antikushtetues, antiligjor qenka prezent e funksionin.
Atëherë ky përbën një shqetësim të madh për shoqërinë tonë për atë dimension të lirisë së shtetit të së drejtës. Nga kjo sallë bëj thirrje dhe i kërkoj zyrtarisht e publikisht prokurorisë së shtetit të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe të qytetarëve të tij. Të mbrojë dimensionin e sigurisë tonë kombëtare.
I kërkoj zyrtarisht prokurorisë të hetojë gjithë procesin dhe procedurën e sjelljes në Shqipëri të kësaj pajisjeje ilegale që kërcënon mbi të gjitha dimensionin e lirisë tonë të përbashkët. Të hetojë kush ka qenë ai autoritet doganor që ka lejuar të vijë e të hyjë në Shqipëri një pajisje që në çdo rast nu mund të hyjë kurrë në Shqipëri pa lejen e autorizimin e prokurorisë.
I kërkoj prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë ata autoritete të shtetit që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme. Pajisja dhe veprimtaria e saj kanë kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë, ka kërcënuar integritetin e të gjithë institucioneve të çdo qytetari.
Një pajisje e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri dhe as nuk mund të disponohet nga asnjë institucion pa lejen e vetme të prokurorisë së shtetit shqiptar. I bëj thirrje të gjithë atyre institucioneve ose personave të cilët pengojnë hetimet, nga ana e prokurorisë, të mos bëhen pengesë e funksionimit të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Cdo akt që pengon zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, çdo akt që përbën pengim të hetimit përmes dëmtimit apo tjetërsimit të provave do të përballet me ligjit”, u shpreh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

03/05/2026
Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në biznesin e pronarit të televizionit në Tiranë

03/05/2026
Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.