Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FLUTURA AÇKA/A nuk kanë ministrat tanë, secili disa dashnore!

15/05/2016
FLUTURA AÇKA/A nuk kanë ministrat tanë, secili disa dashnore!
Share on FacebookShare on Whatsapp

U morët me ditë të tëra me fushatën e shukrizimit, i latë punë e zanat, siç bëni përherë duke iu bashkuat parodisë së shëmtuar shqiptare, që shpesh e më shpesh na beft enkas për t’u hutuar nga gjërat esenciale.

U morët me poturet, dhe jo me ato poshtë potureve që drejtojnë, në të vërtetë, vendin tonë me një dhunë autokratike të paparë në këta 25 vite.

U morët me brimën e potureve, dhe jo me brimën e xhepave tuaj të shpuar, që po ju hapet përditë e më shumë nga varfëria.

U morët me fjalët banale dhe të krupshme të dialogut rruspan-e-rruspi, por jo me thelbin e fjalës së tij: “Do të hap një galeri pikturash.” Kështu tha ai: Me një llaf do t’i bëj rrush e kumbulla paret e qytetit tim. Kjo duhet t’ju kishte shqetësuar, ky trend për art kallp mbi një varfëri ekstreme e tronditëse.

Eh fundja, ai është vetëm buloni më i parëndësishëm i kësaj Qirtoreje të madhe me emrin shtet, që kemi ngritur në emër të demokracisë.

A nuk është keshtu?

A nuk kanë ministrat tanë, mbase, secili nga disa dashnore?

Një ministër u pushua dikur sepse nga tabulatet e telefonave i dolën 4 copë të dashura që i mbante me paratë e shtetit. A nuk e dimë ne se politikanët tanë i kanë të nënkuptuar të lëvizin çdo herë me escort-girls? Pyesni bodygardët e tyre “të kërcënuar të heshtin për vdekje” dhe do ta shihni se panorama e shtetit të ndërtuar mbi seksomaninë, është mënyra e funksionimit të tij.

A nuk janë ca nga profesorët tanë të nderuar, edhe pse shpesh me prostatë, të darovitur shpesh me të tillë ëmbëlsirë për një provim? A nuk e hedhin syrin shefat e redaksive shpesh te vajzat e reja studente që aspirojnë të jenë gazetare të pavaruara; shumë prej tyre ngaqë vendosin të mos hyjnë në këtë “provim” nuk bëhen kurrë gazetare, edhe pse mund te jenë të talentuara?

A nuk kemi ne në mes të Tiranës te blloku rreth 2000 prostituta, ma të bukurat e dheut, të gatshme për të shërbyer, të cilat kanë sekserë personalë?

A nuk është bërë propogandë publike për punësime “vajzat të reja të pamartuara”, pasi janë më në dispozicion të punëve të shtetit? Nuk e di se si ju duket juve, por mua më bie erë, edhe pse e thënë pa ndonjë sherr dhe qeder të madh.

Pse bëni sikur nuk i dini, dhe merreni me shukri-ziun? Ku kemi katandisur, o Zot! Duhet një ligj i rreptë, shumë i rreptë, mbi intimidimin seksual në shtet dhe administratë kudoqoftë, shtet e privat, dhe të shënohet në kontratën e punës ky kusht, që duart e këtyre pushtëve të rrinë larg, që vajzat të shkojnë pa frikë të trokasin në dyert e shtetit.

(titulli eshte i redaksise)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.