Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flamur Noka, lista e njerëzve që vëzhgohen me përgjimine paligjshëm të ministrisë së Brendshme

15/05/2016
Flamur Noka, lista e njerëzve që vëzhgohen me përgjimine paligjshëm të ministrisë së Brendshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto, një model i përgjuesit të paligjshëm të ministrisë së Brendshme

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po përgjon gazetarë, ambasadorë dhe zyrtarë të lartë të opozitës me pajisjen e paligjshme te drejtoria e Policisë së Tiranës.

“Për çfarë e përdor Tahiri këtë pajisje? Pse i përgjon telefonatat kur krimi bën kërdinë? Kur baroni i drogës u arratis? Kë përgjon, kur shullazëve i shërben deri në fund? Ai përgjon dhe regjistron telefonatat e rivalëve të bandave të tij; përgjon opozitën; përgjon ambasadorë të rëndësishëm dhe gazetarë të rëndësishëm”, tha Noka në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

“Si Zv.Kryetar i Komisionit të Sigurisë i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të reagojë menjëherë, me forcë dhe me energji për të ndalur këtë paligjshmëri kriminale. Prokuroria duhet të hetojë e të hedhe dritë se pse përgjoi dhe kë përgjoi Saimir Tahiri. Ky akt i rëndë kundër ligjit e kushtetutës është qershia mbi tortë e veprimtarisë kriminale të ministrit të brendshëm, i cili duhet të largohet një orë e më parë nga detyra. Kjo është një kërkesë sot e çdo shqiptari që ka parë e ka dëshmuar zhytjen 3 vjecare të Saimir Tahirit nga një krim në tjetrin. Nesër Komisionit të Sigurisë Kombëtare do ti kërkohet zyrtarisht thërritja e Sajmir Tahirit, Haki Çakos si dhe Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të SHISH për të dëshmuar në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare mbi këtë skandal politik që përveç tjerave kompromenton rëndë sigurinë kombëtare dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shtoi Noka.

Si kryhet përgjimi

Përgjuesi i paligjshëm në Tiranë është një IMSI-Catcher që disponohet nga policia shqiptare. Ajo vepron si një antenë false e telefonisë celulare dhe çdo telefon pranë saj mund të përgjohet në tekst dhe audio. Në shumë vende të botës përgjimi nga një pajisje e tillë ka shkaktuar debate për shkak të shkeljes së privatësisë dhe është pasur me hartimin e ligjeve të rrepta. Jo të gjithë telefonat pranë pajisjes bëhen pjesë e përgjimit. Vetëm ato që përzgjidhen nga personat që e kontrollojnë pajisjen mund të përgjohen. Mjafton që telefoni të jetë në gjendje pritjeje dhe që pajisja të jetë e lidhur me operatorin e duhur të telefonisë. Më pas telefonatat audio dhe mesazhet janë të lehta për t’u përgjuar. Në shumë raste një celular nuk jep shenja se po përgjohet. Por disa prej tyre tregojnë një simbol në ekran. Kjo varet edhe nga operatori përkatës i telefonisë celulare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.