Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Spiunazhi rus, paralajmërime për një ofensivë sulmesh kibernetike

14/05/2016
Spiunazhi rus, paralajmërime për një
ofensivë sulmesh kibernetike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shërbimet ruse të spiunazhit po tregohen të gatshme edhe për të sabotuar përmes sulmeve kibernetike.

Fusha e betejës interneti – Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka shumë vite që i është kushtuar kësaj teme. Në raportin e tij vjetor theksohet në mënyrë të veçantë kërcënimi nga Lindja. Sidomos Rusia duhet të jetë veçanërisht aktive në këtë fushë. Në perceptimin publik ky burim rreziku ka kaluar megjithatë pak në sfond. Arsyeja: zbulimet e Edward Snowden për përgjimin global nga shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara, National Security Agency (NSA).

Në hijen e kësaj çështjeje që ka nisur prej verës së vitit 2013 shumë vende të tjera e patën të lehtë të fshihen. Kjo e shqetëson tani presidentin e BfV­së Hans­Georg Maassen më fort se kurrë. Dhe duket se ai ka të drejtë, sikurse të bën të supozosh një sulm ndaj sistemit kompjuterik të CDU­së që dyshohet se e ka origjinën nga Rusia. Selia e partisë CDU në Berlin konfirmoi të enjten (12.05) njoftimet që kishin bërë më parë një firmë sigurie për IT dhe gazeta e përditshme “Die Welt”.

Në verën e vitit 2015 ishte përkohësisht off­line Bundestagu Maassen është i alarmuar: “Siguria e informacionit në zyrat gjermane në qeveri, administratë, biznes dhe në institucionet kërkimoreshkencore është vazhdimisht e kërcënuar”, thuhet në një njoftim për shtyp. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës dyshon se pas sulmit mbi CDU­në është një grup hackerash i njohur në qarqet e sigurisë nën emrin “Sofacy” dhe “ATP 28”. Ky mendohet se është përgjegjës edhe për sulmin masiv në kompjuterat e Parlamentit gjerman në verën e vitit 2015.

Identiteti i sulmuesve vetëm mund të supozohet Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk ka siguri absolute për identitetin e sulmuesve. Por për shkak të indikatorëve ajo supozon megjithatë se duhet të jetë fjala për sulme “shtetërore të drejtuara nga Rusia”. Sulmet kibernetike të spiunazhit mund të ndiqen pjesërisht për një periudhë prej shtatë deri në njëmbëdhjetë vjet. Shumica e sulmeve që ka vërejtur BfV­ja synonin mbledhjen e informacionit. Me këtë kuptohet spiunimi klasik i kundërshtarit. Të kërkuar janë veçanërisht informacione të rëndësishme nga politika, ekonomia, shkenca dhe ushtria. Përveç zyrave të qeverisë dhe partive Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës ka konstatuar edhe një sërë objektivash të tjera si kompanitë e furnizimit me energji, ato të telekomunikacionit, universitetet dhe institucionet arsimore. Tepër të rrezikuara infrastrukturat kritike Maassen është sidomos i shqetësuar për të ashtuquajturat infrastruktura kritike: “Ndërkohë shërbimet ruse të spiunazhit po tregohen të gatshme edhe për të sabotuar.” Çfarë pasojash mund të rezultojnë nga sulme të tilla, e tregon përvoja e Ukrainës me të cilen Rusia është në një luftë të pashpallur. Pak para Krishtlindjeve luftëtarë kibernetikë hynë në sistemet kompjuterike të termocentraleve në Ukrainë dhe e paralizuan pjesërisht furnizmin e vendit me energji. Sulmet dyshohet se ishin drejtuar po ashtu nga Rusia. /DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.