Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Albana Vokshi: Si kryetari i Dibrës, me dhjetra zyrtarë socialistë

13/05/2016
Albana Vokshi: Si kryetari i Dibrës, me dhjetra zyrtarë socialistë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Historia e publikuar në Ora News është dëshmia e modelit qeverisës në Shqipëri: Imoralitet, korrupsion dhe kriminalitet! Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë në hierarkinë e abuzimeve seksuale për një vend pune, ka “shokë” në qeveri, administratë dhe polici, tha deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

“Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë denoncon me neveri abuzimet në zyrat e shtetit me gratë dhe vajzat.

Sekretari i Partisë në Sarandë që kërkoi favore seksuale me fëmijën 14 vjeç, Drejtoresha e Arsimit në Lushnje që iu dërgonte mësueset shokëve të partisë, shefi i komisariatit në Velipojë që abuzonte seksualisht me viktimat e dhunës në familje dhe Kryetari i Bashkisë në Peshkopi që abuzoi seksualisht me një vajzë 20 vjeçe, janë reforma e Rilindjes në administratën publike.

Po sa raste të tjera mund të ketë në zyrat e Rilindjes? Sa raste të tjera abuzimi për të cilat gra e vajza të pazëshme nuk guxojnë që të flasin?

Duke dënuar ngjarjen e rëndë të Kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të reagojnë fuqishëm ndaj këtyre fenomeneve të turpshme të cilat ky pushtet po tenton ti kthejë në institucion!

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka denoncuar pushimet e padrejta nga puna në administratën publike të rreth 3000 grave dhe vajzave, në mes tyre edhe të shumë nënave kryefamiljare. PD ka denoncuar pushimet me motiv politik të rreth 1000 grave nga sistemin spitalor, pothuajse të gjitha me problem sociale, kryefamiljare, me fëmijë apo burra të sëmurë.

Mbi 1000 vajza e gra, që nuk do kenë mundësi të çojnë pagën për të mbajtur familjen apo fëmijët e tyre. Secila prej tyre, në dëshpërim të jetesës e mbijetesës mund të rrezikojë të jetë viktima e radhës të cilës do t’i kërkohen favore seksuale për ta mbajtur apo kthyer në punë

Gruaja shqiptare është viktima e madhe e qeverisjes së Edi Ramës. Shifrat e INSTAT tregojnë që papunësia rritet çdo tremujor dhe ka arritur nga 35 – 50% në rajone të ndryshme. Rritja e taksave vendore e qendrore, mbyllja e bizneseve, rritja e çmimeve mohimi i të drejtave kushtetuese për arsimim dhe shërbim shëndetësor, prishja e mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të grave e kanë përkeqësuar statusin e gruas në shoqërinë shqiptare, deklaroi Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.