Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fleta gjyshja e 2 fëmijëve që vdiqën në aksident: Ja si e gjeta vajzën të mbuluar nga gjaku i tyre

10/05/2016
Fleta gjyshja e 2 fëmijëve që vdiqën në aksident: Ja si e gjeta vajzën të mbuluar nga gjaku i tyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Adile Dervishi për as një moment nuk pushonte së qari. Bëhet fjalë për nënën e 24-vjeçares Silvana Negollari, e cila pasditen e së shtunës humbi në një aksident automobilistik dy vogëlushët e saj 3 dhe 5 vjeç në fshatin Qerret të Kavajës.
Tri ditë pas ngjarjes së rëndë, Dervishi rrëfeu se si e bija ia dha lajmin e tmerrshëm në telefon, ndërsa ulërinte e kërkonte ndihmë. E ndërsa në banesën e familjes Negollari në plazhin e Durrësit dje hynin e dilnin njerëz për ngushëllim, gjyshja e dy të miturve që humbën jetën teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës tregoi me detaje se si e gjeti të bijën në gjendje shoku në Urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit.

“Vajzës nuk i kishin bërë as qetësues, pasi në spital nuk kishte asgjë. Ime bijë nuk ishte fare në vete, pasi i kishte duart deri në bërryl me gjakun e dy fëmijëve të saj që i kishte nxjerrë të pajetë nga makina”, – tha Adilja.

Ndërkohë, në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ajo pohoi se të dielën, gjykata e Durrësit liroi nga burgu dhëndrin e saj Sokol Negollarin. Adile Dervishi i bëri apel shtetit që të mos burgosen më njerëz të pafajshëm që ndërtojnë çatinë e shtëpisë si dhe të rregullohen rrugët që janë copë-copë që të mos vdesin më njerëz si nipi dhe mbesa e saj e pafajshme.

Zonja Adile, si e morët vesh lajmin për aksidentin e ndodhur në Qerret të Kavajës?

Vajza ime, Silvana më mori në telefon e më tha: Mami, më kanë vdekur fëmijët po hajde shpejt. Ime bijë qante e ulërinte në telefon. U nisa nga Tirana, se aty banoj, dhe deri në spitalin e Durrësit m’u duk rruga sa një jetë e tërë. Unë nuk e besoja që fëmijët kishin vdekur.
Po më pas?

Shkova në spitalin e Durrësit dhe e gjeta vajzën në Urgjencë. E kishin lënë atje si thes, pa gojë e pa mbështetje, ndërsa në fund të këmbëve i kishin lënë vajzën e vogël që kishte shpëtuar. Vajza ime nuk ishte në vete, e kishte zënë gjaku i fëmijëve. Ajo i kishte nxjerrë vetë dy të vegjlit të vdekur nga makina dhe mjekët nuk i kishin bërë asnjë qetësues, por e pyesnin ‘ku e ke çantën’, ‘ku e ke kuletën’. Pashë vajzën që ishte e traumatizuar dhe i kishte duart gjithë gjak.

Mori qetësues vajza juaj?

Vajza ime vinte erë gjaku, ndaj e mora dhe e çova në lavaman. Ia lava duart dhe sytë. Në spital nuk kishte qetësues, asgjë. Ishte tmerr për vajzën time dhe për ne.

Si është tani gjendja shëndetësore e vajzës suaj?

Nuk flet, është në shok. Pas aksidentit e morëm në shtëpi, por sot (dje) kishte dhimbje të mëdha në trup dhe e kemi çuar sërish në spital për të bërë të gjitha analizat, skanerin e rezonancën, për të parë dëmtimet. Presim rezultatet e analizave.

Kur e ka marrë patentën vajza juaj?

E mori në janar të këtij viti. Ajo ka lëvizur me makinë në Kavajë, Tiranë dhe Durrës. Atë ditë (të shtunën) u nis për të takuar burrin në burgun e Rrogozhinës, pasi i ishte lutur djali i madh, Dritani që ishte 5 vjeç. Silvana më tha në telefon se fëmijët i kishte marrë malli për të atin, ndaj po shkonte bashkë me ta për ta takuar. “Fëmijët nuk durojnë dot më, duan të atin. Po i çoj në takim të çmallen me të”, më tha ime bijë. Por, ishte e tmerrshme, nipi dhe mbesa ime, dy yjet e mi nuk mundën ta shikonin babain e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.