Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Policia e Shtetit 13 fjali për veten, asnjë shfajësuese për Ermal Muçën

10/05/2016
DEKLARATA/ Policia e Shtetit 13 fjali për veten, asnjë shfajësuese për Ermal Muçën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ermal Muça

Policia e Shtetit ka tentuar të përgënjeshtrojë sot PD, e cila akuzoi me zë e figurë, nëpërmjet 
kreut të departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Emral Mucën një zyrtar të lartë të efektivëve blu të Tiranës. Në këtë tentativë të saj, Policia e Shtetit, pa zë e pa figurë, por vetëm nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë me e-mail, nuk guxoi të merrte në mbrojtje oficerin e akuzuar të policisë, as të mohonte deklarimet e PD, por në 13 fjalitë e tij (njoftimit) fliste për “arritjet” e saj…
Në fakt, fjalia e fundit bën dallimin, kur fton PD të adresojë akuzat e saj pranë SHÇBA-së, a thua se nuk mjafton ky denoncim që ko strukturë të fillojë të bëjë punën e saj…

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Ndalni menjëherë sulmet politike ndaj Policisë së Shtetit.
Ndalni menjëherë përbaltjen ndaj Policisë së Shtetit
Pas shumë deklaratave të pavërteta, shpifjeve dhe akuzave politike ndaj Policisë së Shtetit, pas përbaltjeve të përditshme ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, bëjmë me dije opinionin publik se këtë situatë e konsiderojmë tërësisht të tepërt, të padrejtë dhe presion politik ndaj burrave dhe grave, të rinjve e të rejave në Policinë e Shtetit.
Policia e Shtetit ka arritur rezultate të konsiderueshme në përballje me krimin.
Këto rezultate janë falë punës dhe sakrificës së punonjësve të Policisë përballë krimit.
Policia sot lufton me krimin, me korrupsionin, me paligjshmërinë e çdo natyre, duke sakrifikuar për shkak të mungesës së infrastrukturës, buxhetit të duhur dhe kushteve për të hetuar siç duhet.
Policia e Shtetit përpiqet t’i shërbejë qytetarëve, besimi i të cilëve na jep më shumë forcë për t’u përballur me krimin.
Vështirësitë janë të panumërta, nga kriminelët e rrugës tek ata që deri dje e quanin veten të paprekshëm. Por çdo sulm politik, çdo përbaltje e shpifje, është një goditje më shumë për Policinë e Shtetit e një mbështetje më shumë për ata që shkelin ligjin.
Përveç sakrificave të punës së përditshme, përbaltja konstante, sulmet politike, janë tërësisht të papranueshme e të pamerituara, për çdo punonjës policie që sakrifikon përballë krimit.
Përmendja e emrave të punonjësve të policisë, thjesht e vetëm për akuza politike, është veprim i papranueshëm për shtetin e të drejtës dhe luftën kundër krimit.
Sulmet ndaj policisë janë përkrahja më e mirë ndaj krimit. Ndaj ndalni menjëherë sulmin politik ndaj policisë. Ndalni menjëherë përbaltjen politike të përditshme ndaj Policisë.
Çdo subjekt politik që pretendon se ka fakte kompromentuese ndaj punonjësve të veçantë të policisë, është i ftuar t’i depozitojë pranë SHÇBA, Prokurorisë dhe organeve të tjera ligj-zbatuese.
Në të kundërt, ndalni sulmin e përbaltjen politike ndaj Policisë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

“Tahiri foli me Shullazin me telefonin e Ermal Muçës”
/web/_Tahiri_foli_me_Shullazin_me_telefonin_e_Ermal_Muces_18691_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.