Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zvicër arrestohet Rezart Taçi

09/05/2016
Zvicër arrestohet Rezart Taçi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rezart Taçi është arrestuar në Zvicër. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga shkresat, që avokati mbrojtës ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, në procesin penal ndaj Taçit për akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve”, shkruan “ABC News”.
Burimet thonë se avokati, ka dorëzuar në Gjykatë aktin e përfaqësimit, që Rezart Taçi i ka dhënë noterit nga ambientet e një paraburgimi në Gjenevë të Zvicrës.
Nga ky akt-përfaqësimi, ish-manjati i naftës kërkon të përfaqësohet dhe mbrohet në Shqipëri nga avokati Fatmir Brraka. Nuk jepen shumë detaje për shkakun e arrestimit apo kohën e prangosjes.
Por burimet nga Interpol Tirana i thanë ABC News se ndalimi i Taçit është bërë me urdhër të Prokurorisë Publike të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për akuzën e “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.
Ky hetim, ka nisur thonë burimet pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”.
Të cilët me kompaninë e Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009.
Për llogari të këtij hetimi, burimet thonë, se më 5 maj 2014 në Shqipëri, autoritet e zvicerane kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, për kryerjen e disa veprimeve hetimore.
Mes tyre sekuestrimin e kontratave të kompanisë së Rezart Taçit, verifikimin e llogarive bankare të kompanive dhe personalet, disa veprime të tjera bankare dhe pyetjen me cilësinë e dëshmitarëve të 4 personave, mes tyre motrën e Rezarta Taçit dhe nipin e tij.
Të gjitha këto veprimet hetimore, thonë burimet kanë përfunduar në Shqipëri dhe i janë dërguar autoriteteve të drejtësisë zvicerane, të cilët kanë arrestuar Taçin në një nga aeroportet e vendit.
Nga ana tjetër, në procesin gjyqësor në Tiranë, që treshja gjykuese e zhvilloi pa praninë e mediave, avokati i Rezart Taçit kërkoi që klienti i tij të gjykohet, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, por duke mos pranuar akuzën e “mospagimit të taksave dhe detyrimeve tatimore”.
Kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata, duke i dhënë fjalën prokurorit të lexojë kërkesën për gjykim.
Më pas, seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorit të çështjes të përgatisë konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Rezart Taçi, i cili nga mospagimi i taksave dhe detyrimeve tatimore me cilësinë e administratorit të ARMO-s për 4 vite, që dyshohet se i ka sjell shtetit shqiptar një dëm prej rreth 6 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.