Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/Propozimi i çuditshëm i juristëve euroamerikanë

08/05/2016
GENC POLLO/Propozimi i çuditshëm i juristëve euroamerikanë
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD bëri mirë që reagoi shpejt ndaj shpifjes qeveritare se përmes reformës në drejtësi opozita kishte synuar mbrojtje ligjore për zullumet eventuale te ish ministrave e në përgjithësi të ish zyrtarëve të saj.

Propozimi disi i çuditshëm i juristëve euro-amerikanë (Euralius e Opdat ose EO) ka nevojë për shpjegim. Dhe shpjegimi duhet të vijë nga autorët e propozimit.

Por deri atëhere le ti mbetemi faktit të njohur: sipas propozimit EO prokuroria e gjykata e posaçme anti korrupsion&krim të organizuar heton e gjykon të gjithë ofiqarët ne detyrë dhe ish ofiqarët; nga kryebashkiakët e zëvendësminstrat deri tek kreu i shtetit. Por vetëm për ministrat hetimi e gjykimi do të jetë vetëm për tre vitet e fundit?! Në radhë të parë ky formulim nuk është as falje, as amnisti dhe as parashkrim. Krimi i kryer para 10 a 15 vitesh nga një ministër është e mbetet i hetueshëm e i gjykueshëm. Por nëse propozimi EO synon të fokusojë veprimin e prokurorisë/gjykatës së posaçme në zullumet aktuale në mënyrë që të shërbejë si dekurajues për zullumqarët potencialë në qeverinë e ditës (flasim për nene kushtetuese që me gjasë do të jenë në fuqi edhe pas dekadash) dhe zullumet “historike” ja lë për detyrë gjyqësorit të rregullt, atëhere nuk kuptohet pse kjo normë e ky afat nuk vlen njëlloj për të gjithë ofiqarët. Dhe pse nuk bëhet afati 5 a 7 vjet që gojët e këqia të gjejnë tjatër temë?

Edhe një fjalë për reformën në drejtesi:

Në vitin 1998 Qeveria, e pëkrahur zëshëm nga ambasadorët euroatlantikë, propozonte Kushtetutën edhe sot në fuqi me kryefjalinë premtuese “do të bëjmë shtet”. Të njëjtën fjali përsërit sot Edi Rama duke shtuar se vetëm PS është thirrur për këtë mision e mundet ta përmbushë atë. Le të lemë mënjani mëndjen parapluraliste të shefit të qeverisë. Nëse historia është vërtet mësuesja e jetës dhe meqë po duam të ndryshojmë 1/3 e Kushtetutës euroatlantike, e cila do të bënte shtet këto 18 vjet, do të vlente që pa apele populisto-histerike të shqyrtohej me qetësi e objektivitet përmbajtja e amendamenteve të propozuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.