Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Ja momenti kur artisti Jorgo Roze humb jetën në skenë gjatë festivalit

07/05/2016
VIDEO/ Ja momenti kur artisti Jorgo Roze humb jetën në skenë gjatë festivalit
Share on FacebookShare on Whatsapp

*Kliko ikonen youtube qe te hapet video

Një ngjarje e dhimbshme dhe e pazakontë ka ndodhur në Festivalin e 46 të këngës për fëmijë në Gjirokastër.

Kryetari i jurisë së festivalit për fëmijë Jorgo Roze humb jetën në skenë fill pas dhënies së çmimit të tretë, pa arritur të ndajë çmimet e tjera.
Ngjarja e rëndë ka tronditur spektatoret dhe pjesëmarrësit e pranishëm sidomos fëmijët që prisnin me emocion vlerësimin e çmimeve të këngëve që kanë performuar në skenë.

Koret e fëmijëve të mbledhur në të dy anët e skenës, janë frikësuar tej mase duke krijuar një panik të pazakontë aq sa kanë plasur të qarat tek ta apo dhe ulërimat.
Roze, 75 vjeçar, ka dhënë shpirt në skenë duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi nga ana e instrumentistëve të orkestrës që u gjendën pranë.

Gentian Selfo njëri prej muzikantëve dhe kompozitorëve në festival, ka qenë i pari që është afruar tek trupi i të ndjerit për t’i dhënë ndihmën fillestare duke i kryer frymëmarrje artificiale si dhe ushtrime fizike. Ndërkohë që kjo asistencë nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi instrumentisti i moshuar kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i të ndjerit, është çuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, çka zyrtarizoi edhe vdekjen e Rozes.
Ky i fundit, sipas mjekëve të spitalit, ka pësuar atak akut kardiak.
Të pyetur nga Report TV, disa prej artistëve bashkëshoqërues në skenë, i ndjeri, përgjatë kohës para se të jepte shpirt, nuk kishte shfaqur shenja që të tregonin për një problem të tij shëndetësor, përkundrazi ka qenë tepër energjik në funksionimin e aktivitetit për fëmijë.

Jorgo Roze, ka qenë caktuar nga organizatorët e festivalit, si kryetar i jurisë çka e kishte privuar atë të ishte krijues apo konkurrent në këtë festival për shkak të konfliktit të interesit.

Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, është njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës.
Ai madje është nderuar dy vjet më parë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës me titullin “Qytetar Nderi”.
Jorgo Roze, ka studiuar në Çekosllovaki në mes të viteve ’60 për klarinetë.

Pas kryerjes së studimeve jashtë shtetit, ai emërohet drejtues i Estradës Profesioniste të Gjirokastrës.
Njëkohësisht ka qenë instrumentist dhe krijues i mjaft këngëve për fëmijë e për të rritur në edicionet e shumta kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.