Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLENDI FEVZIU/ Kush kërcënon në Shqipëri?

07/05/2016
BLENDI FEVZIU/ Kush kërcënon në Shqipëri?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kërcënimi! Ky është fenomeni i ri me të cilin shoqëria shqiptare po përballet sistematikisht në muajt e fundit. I vjetër sa bota dhe efikas shumë herë, kërcënimi po kthehet në normë në Shqipërinë e sotme.

Anëtarët e trupit gjykues i cili dha vendimin për imamët që rekrutonin shqiptarë për t’i dërguar në Siri, janë marrë nën ruajtje nga policia sepse janë kërcënuar në sallë. Kërcënuesit janë filmuar, kanë deklaruar me zë të lartë kërcënimet e tyre dhe kanë ikur pa i ndalur dhe pa i pyetur askush. Policia ka marrë në mbrojtje gjyqtarët, por nuk ka marrë asnjë masë për kërcënuesit.

Kandidati për rektor dhe rektori në detyrë u kërcënuan njëri pas tjetrit në mes të Prillit, në një akt që la pa gojë gjithë Shqipërinë. Për një arsye befasuese, të lënë garën në mes dhe të tërhiqen që të fitojë dikush tjetër.

Kreu i opozitës u kërcënua disa muaj më parë dhe sërish u mor në mbrojtje nga policia.

Por çështja mbeti këtu.

Politikanë të rëndësishëm janë kërcënuar sërish së fundi, edhe pse kërcënuesit nuk kanë pasur ndonjë profil agresiv.

Gazetarë të njohur po ashtu janë kërcënuar nga persona me destabilitet mendor dhe reagimi ka qenë minimal. Justifikimi ka qenë nuk përbën rrezik

Në polici dhe prokurori ka thuajse çdo ditë denoncime për kërcënime direkt apo indirekt. Me zë e me figurë apo me profile dhe e-mail falso. Direkt apo në rrjete sociale.

Duket se kërcënimi po kthehet në një dimension në shoqërinë tonë. Si një formë zgjidhje apo shfryrje, edhe pse pak nga kërcënimet përbëjnë rrezik real. Po të rrezikshme apo jo, ato mjaftojnë për të destabilizuar përditshmërinë e gjithkujt, të familjarëve dhe të afërmve të personit të kërcënuar.

Mbi të gjitha, kërcënimi është një normë primitive dhe e papajtueshme në shoqërinë e sotme shqiptare. Nëse ne nuk ndërhyjmë në kohë, kërcënimi me gjithë pasojat e tij do të kthehet në normalitet. Dhe kjo do jetë me kosto të pallogaritshme për të gjithë.

Po kush kërcënon në Shqipëri?

Kërcënojnë vrasësit, banditët, hajdutët, kriminelët, politikanët e korruptuar dhe gjithë ata që i rrethojnë. Kërcënojnë ata që kanë frikë nga e vërteta ose që duan ta fshehin atë. Kërcënohen ata që ndihen të pafuqishëm me mjete ligjore dhe duan ta marrin diçka me dhunë.

Policia, prokuroria, ligjvënësit duhet të jenë shumë më pak tolerantë dhe shumë më tepër agresivë me një stil të tillë. Kërcënimi duhet të konsiderohet krim. Qoftë edhe duke bërë përmirësime ligjore dhe kërcënuesit duhet të mbajnë përgjegjësi. Vetëm përmes ndëshkimit real kërcënimi do të frenohet si një formë e sjelljes në Shqipërinë e sotme.

Dhe sot jemi vonë për këtë. Nesër nuk do jetë më vonë, por do jetë e pamundur të ndalohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.