Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & DETAJE/ Kush është dhe pse u arrestua gjyqtari Ibrahim Hoxha

02/05/2016
FOTO & DETAJE/ Kush është dhe pse u arrestua gjyqtari Ibrahim Hoxha
Share on FacebookShare on Whatsapp


Gjyqtari Ibrahim Hoxha

Gjyqtar i Gjykatës së Tiranës i cili është ndaluar sonte së bashku me djalin e tij, është vënë në pranga  në një lokal. Gjyqtari Ibrahim Hoxha së bashku me të birin Ledian Hoxha akuzohen për korrupsion.
Nga informacionet e para mësohet se në bashkëpunim me prokurorinë e Krimeve të Rënda po kryhen procedurat e arrestimit.
Informacionet e para bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një proces gjyqësor civil që po gjykonte gjyqtari Hoxha, vendimi i të cilit do të jepej nesër (3 maj 2016)
Ka pasur informacion se njëra palë do të paguante një shumë të caktuar lekësh për një vendim  në favor të saj. 
Sipas burimeve gjyqtari ka dërguar të birin të merrte lekët në emër të tij dhe në këtë moment është bërë dhe arrestimi në flagrancë, fillimisht i djalit më pas i të atit.

Dosja
Gjyqtari Ibrahim Hoxha është kapur ne flagrance me djalin e tij Ledion Hoxha dhe një ish-efektiv policie së Beratit, Novruz Gajda në rolin e sekserit, ka tentuar të marrë një shumë prej 6 milionë lekësh për të ndryshuar një testament.
Gjyqtari do ti merrte paratë një personi të identifikuar si Dritan Jazexhi për t’i ndryshuar testamentin per dy apartamente ne rrugën Ferid Xhajko që e ëma i kishte lënë të motrës Donika Lazaj. Dritani kishte paditur më parë në Gjykatën e Tiranës motrat Adela dhe Donika Lazajn për këtë akt trashëgimie dhe çështja i kishte kaluar për shqyrtim gjyqtarit Ibrahim Hoxha i cili u vu në pranga në flagrancë këtë të hënë në ambientet e një lokali në kryeqytet.
Denisi kishtë bërë një marrëveshje me ish efektivin Novruz Gajda për t’i ndërhyrë gjyqtarit qe ky i fundit të ndryshonte çështjen në favor të tij.
 
Arrestimi
Vendimi do të jepej nesër ndërkohë që burime bëjnë me dije se hetimet për këtë gjyqtarë kishin muaj që kishin filluar.
Nën akuzën për korrupsion është arrestuar sonte në flagrancë gjyqtari Ibrahim Hoxha së bashku me të birin.
Në momentin e arrestimit të kapur në flagrancë gjyqtari nuk ka bërë rezistencë dhe ka lejuar në këtë mënyrë oficerët të kryejnë veprimet e nevojshme. Ai është transportuar në ambientet e drejtorisë së Policisë së kryeqytetit ku dhe pritet të qëndrojë deri nesër në pritje të një vendimi.
Policia ka nisur hetimet dhe marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.