Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Burg për një çadër, rasti i çuditshëm i Prokurorisë së Beratit

23/04/2016
Burg për një çadër, rasti i çuditshëm i Prokurorisë së Beratit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dritan Telegrafi, 46 vjeç, është i akuzuar për vjedhjen e një çadre në Berat. Për një muaj, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi kanë qenë në një betejë gjyqësore të vërtetë, pasi organi i akuzës këmbënguli ta dërgonte në burg, ndërkohë që gjykata nuk pranoi.

Siç tregon dokumentacioni, 46-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një çadre. Ai jo vetëm u mbajt tre dite në paraburgim, por për të Prokuroria e Beratit luftoi që ta rikthente në qeli.

“Jam i papunë dhe dal natën për të mbledhur kanaçe në lagjen “Çlirim”. para 4 muajsh pash një çadër ngjyrë kremi në rrugë që e kishte marrë era. E mora dhe e çova në shtëpi. Më pas e shita për 7.500 lekë”, thotë Telegrafi në dokumentacion.

Por megjithë vlerën e papërfillshme të objektit të vjedhur dhe dëshmisë së të pandehurit që shfaqet mohues për ngjarjen, prokuroria iu drejtua gjykatës duke kërkuar “arrest me burg”, një kërkesë kjo që u refuzua, informon top channel.

E ndërsa deklaratat e prokurorit të përgjithshëm apo ministrit të Drejtësisë udhëzojnë që për vepra të lehta të mos ketë ndëshkime me kosto për shtetin dhe taksapaguesin, Prokuroria e Beratit e apelon çështjen duke këmbëngulur sërish në një gjykatë më të lartë, siç është ajo e Apelit në Vlorë për “arrest me burg”.

Edhe kërkesa e dytë e prokurorisë u refuzua, ndërkohë që për Dritan Telegrafin, i dyshuar për vjedhjen e çadrës, u vendos “detyrim paraqitje”.

Shpenzimet proceduriale për procesin e çadres i kushtuan shtetit 500 mijë lekë vetëm gjatë masës së sigurisë. Derisa gjyqi të shqyrtohet në themel, 46-vjeçari është i detyruar të paraqitet çdo të enjte pranë organeve të drejtësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.