Reforma në Drejtësi është një nga pikat kyçe të integrimit të mëtejshëm europian të Shqipërisë. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, apeloi duke ju drejtuar deputetëve, “mos e bllokoni reformën, silleni vendin në BE”. Ajo u tregua e prerë kur ndërsa u shpreh për arsyet se pse ndërkombëtarët i japim një rëndësi kaq të madhe realizimin të reformës në gjyqësor në vendin tonë, paralajmëroi se vetëm pas kësaj do t’i hapet rrugë çeljes se negociatave për anëtarësim në BE.
“Unë gjithmonë kam besuar se ju duhet të gjeni vendin tuaj brenda Bashkimit Evropian. Unë gjithmonë kam pasur besimin se kjo gjë është po aq në interesin tuaj, sa edhe në interesin tonë”, u shpreh midis të tjerave Mogherini.
Zyrtarja e lartë e BE-së tha se rrugëtimi evropian nuk ka të bëjë me formula të gatshme, ndërsa theksoi se për tu dhënë përgjigje sfidave duhet një punë e përbashkët.
Fjala e plotë e Federica Mogherini në Kuvend
Ndoshta do të ndjeni pak emocione në zërin tim se përveç Parlamentit italian ku kam shërbyer për 7 vite me radhë dhe ndoshta dhe në një rast tjetër, kjo është hera e parë që unë flas përpara një Parlamenti Kombëtar dhe kjo për mua është shumë gjë e veçantë. Jam vërtet shumë e lumtur që gjendem me ju këtu në Tiranë sot. Kishte shumë kohë që e kisha planifikuar këtë vizitë dhe disi si mikeshë, tamam sikur po vija në një ribashkim të familjes. Ndjehem shumë e afërt me Shqipërinë jo vetëm sepse vendi nga ku vi unë është aq afër me bregdetin tuaj, natyrisht dhe për këtë arsye, por jo vetëm, për këtë. Ky vend dhe ky rajon i përket Europës, ne ndajmë të njëjtën histori, kulturë dhe të njëjtën të ardhme. Për 25 vitet e shkuara gjithmonë kam besuar se ju duhet të gjeni vendin tuaj brenda BE.
Si Ministre italiane dhe si përfaqësuesja e lartë e BE unë gjithmonë kam menduar dhe kam pasur ndjesinë se kjo gjë është po aq shumë në interesin tuaj sa ç’është dhe në interesin tonë dhe se sfida dhe përgjegjësia e brezit tonë, gjeneratës sonë është që ta bëjmë këtë gjë të mundur që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE.
Kjo pyetje do të na bëhet ne në të ardhmen, jo vetëm mua, por edhe ju, të gjithë Ministrave që janë ulur këtu pas meje.
A janë vendet e Ballkanit Perëndimor më stabël, më të begata dhe më të pajtuara me njëra-tjetrën seç kanë qenë, a janë më afër të të qenurit pjesë e BE?
Ne do të na bëhen këto pyetje sepse ne vërtet që mund të sjellim ndryshimin për këtë gjë. Ne mund të punojmë për shumë gjëra në vendin tonë dhe shumë larg, por kemi një gjë shumë të qartë në vetvete që në Ballkanin Perëndimor BE mund ta bëjë ndryshimin dhe që sigurisht vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vërtet një vlerë shumë të madhe në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Kjo është një gjë që vërtet ndodhet në duart tona, në duart tuaja në veçanti, në rastin e Shqipërisë. Është një përgjegjësi të cilën ne ndajmë, të cilën ne duhet ta respektojmë siç Edi, zoti. Kryeministër, më lejoni zoti. Kryeministër që siç e keni thënë kohët e fundit se rrugëtimi europian nuk ka të bëjë me formula të gatshme të cilat mund ose duhet tu imponohen ju apo një vendi tjetër me një qasje nga lart-poshtë.
Sot unë dëshiroj të flas për këtë gjë, për këtë rrugë që ne mund dhe unë besoj që ne duhet ta bëjmë së bashku.
Ka shumë sfida të cilat ne i ndajmë si europianë dhe askush prej nesh nuk i ka të gjitha përgjigjet e duhura dhe që na duhen në këto kohë të vështira. Nuk jemi në shkollë, ndonjëherë përdorim fjalë të cilat nuk janë fjalët e duhura për kohën tonë dhe respektin që ne ja kemi borxh njëri-tjetrit.
Nuk kemi këtu mësues apo nxënës. Ne duhet që së bashku të punojmë për përgjigje të përbashkëta për probleme të përbashkëta të cilat janë shumë të vështira për të gjithë ne.
Siguria, radikalizimi, migrimi, shpëtimi i jetëve të kaq shumë refugjatëve, mbrojtja e shoqërive tona, punësimi, rritja ekonomike, e tashmja, e ardhmja e të rinjve tanë. Janë shumë të qarta të gjitha këto për të gjithë ata dhe për të gjithë ne që siç e themi ne në italisht dhe ju ndoshta keni të njëjtën shprehje, pra:Që të gjithë gjendemi në të njëjtën varkë, në të njëjtën anije. Ne e kemi diskutuar këtë kohët e fundit me Ministrin tuaj të Jashtëm dhe Ministrat e tjetër të Jashtëm në Amsterdam në takimin që patëm atje sesi së bashku mund të gjejmë zgjidhje për problemet të cilat asnjëri prej nesh nuk mund ti trajtojë më vete. Sfidat që ky rajon po kalon sot e bën fare të qartë që ne duhet të jemi së bashku në këtë sfidë, kemi nevojë për njëri-tjetrin, duhet të punojmë së bashku dhe duhet të japim rezultate së bashku. Vetëm duke qenë së bashku ne mund të japim rezultate për të mirën e qytetarëve tanë. Këto vite Shqipëria ka lëvizur, ka ecur përpara. Përpara 25 vitesh Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara në botë dhe ishte po ashtu vendi i tretë më i varfër në botë.
Më lejoni të tregohem pak jo zyrtare në atë që do të them, ndoshta ju kujtohet një film i cili ka dalë para disa vjetësh ku në Uashington një ekip Presidencial po bënte sikur ekzistonte një krizë dhe “zgjodhi”Shqipërinë sepse askush nuk e njihte. Kjo nuk është e vërtetë as për BE atëherë dhe natyrisht jo për vendin nga ku vi unë. Por sot ky film do të ishte i pamundur as për tu imagjinuar sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE. Ky vend, vendi juaj, reputacioni ndërkombëtar dhe jeta e qytetarëve tuaj ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe qytetarët e Shqipërisë kanë ëndrra shumë më të mëdha, dëshira, aspirata dhe shpresa më të mëdha seç kanë pasur dhe kjo është gjë e mirë, është gjëja më e mirë që mund të ketë dikush, shpresa, aspirate, ëndrra. Dhe këto dëshira dhe shpresa vënë një përgjegjësi shumë të madhe tek të gjithë ne. Jo vetëm tek ju por dhe tek ne, përgjegjësia për të qenë të ndershëm, për të qenë të qartë kur shikojmë rezultatet që nuk janë arritur.
Shumë rezultate janë arritur, por po ashtu kur shikojmë të ardhmen. Pesë prioritetet kyçe ju i njihni jam e sigurt dhe i dini përmendësh. Raporti ynë për Shqipërinë në 2015 ka treguar se në një sërë fushash ka ende shumë punë për të bërë, por po ashtu edhe ritmi i reformave është i qëndrueshëm dhe është mbajtur. Një sërë veprimesh të mëdha janë ndërmarrë sa i përket reformave të ndryshme në energji, luftën kundër informalitetit dhe edhe ne kemi përvojë në shumë shtete anëtare. Ekonomia tani po rritet, ndoshta jo aq shpejt sa do të donin qytetarët shqiptarë. Por këto nuk janë kohë të lehta për gjithë kontinentin tonë dhe gjithë botën dhe ekonomitë tona janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Më shumë punë duhet bërë dhe është e nevojshme për konkurueshmërinë për të krijuar punë dhe një ambient më të mirë dhe miqësor ndaj biznesit për të thithur kapital në Shqipëri. Axhenda jonë e konjektivitetit mund të ndihmojë dhe mbështesë punën tuaj për disa nga këto objektiva.
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rilidhen në të gjitha mënyrat e mundshme së pari me njëri-tjetrin por dhe pjesën tjetër të Europës. Investimi në infrastrukturë është shumë i rëndësishëm, por investimi më i mirë që duhet bërë është me të rinjtë, tek të rinjtë. Ne duhet ta bëjmë këtë me të rinjtë këtu por dhe BE. Rritja e vërtetë ekonomike ka nevojë për njerëz që kanë kapacitete dhe dëshirën të punojnë shumë dhe të ndryshojnë në çdo gjë që natyrisht të kemi projektet e duhura për këto ndryshime.
Unë e di që këtu në Shqipëri ka shumë të rinj shqiptarë që punojnë shumë, të cilët kanë nevojë vetëm për një shans për të treguar se çfarë vlere kanë. Kjo do të thotë se kemi nevojë për shkolla më të mira, trajnim profesional dhe arsim të lartë. Vetëm këtë vit BE do ti japë Shqipërisë 30 milion euro në mbështetje buxhetore për krijimin e vendeve të punës, kryesisht për trajnimin profesional.
Përdorini të gjitha këto mundësi dhe përdorini ato siç duhet sepse ky është investimi më i mirë i mundshëm jo vetëm për të ardhmen e vendit.





