Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Trafikanti i arratiset policisë, për pak i shtypi me makinë

18/02/2016
FOTO/ Trafikanti i arratiset policisë, për pak i shtypi me makinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 11.4 kg kanabis, e cila ishte fshehur në një mjet dhe po tentonte të kalonte kufirin. Zbulimi i drogës është bërë në momentin kur automjeti po kontrollohej me skaner nga agjentët e doganës dhe sapo 32-vjeçari e ka vënë re që është zbuluar droga ka bërë mbrapa me automjetin e tij dhe është arratisur.

Sipas burimeve të policisë, Memini është larguar drejt Bilishtit dhe gjatë arratisjes së tij ka vënë në rrezik edhe jetën e agjentëve të policisë pasi ka tentuar ti shtyp me makinë. Në automjetin e tij është gjetur mbi 11 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila është sekuestruar bashkë me dokumentat e identifikimit të tij.

drogeee

Njoftimi i plot i Policisë

“Më datë 17.02.2016, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas, pasi ka kryer kontrollin në vijën e dytë të automjetit të tij, tip “Mercedez-Benz” me targë AA009AU, me të cilin udhëtonte, ka kaluar në pikën e kontrollit me skaner. Nga proçedura e skanimit u dyshua se, brenda mjetit, mund të kishte lëndë narkotike. Jurgen Memini, porsa ka parë se i është evidentuar lënda narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë, por është kthyer mprapa dhe është larguar me shpejtësi, së bashku me automjetin e tij, në drejtim të Bilishtit duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të Policisë Kufitare që kanë tentuar ta bllokojnë.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë, si edhe u ngritën pika kontrolli, në zonat ku dyshohej se ky shtetas bashkë me automjetin e tij, mund të fshihej. Nga veprimet e shpejta, shërbimet operacionale Kufitare, bënë të mundur gjetjen e automjetit, të këtij shtetasi në fshatin Vishocicë, të rrethit Devoll, ku ky i fundit e kishte braktisur.

Në vijim të punës, në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit që Policia ushtroi automjetit tip Benz me targë AA009 AU, rezultoi se në pjesën e serbatorit, u gjetën të fshehura si dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale :

11 (njëmbëdhjetë) pako me bimë të dyshuar narkotike Canabis Sattiva me peshë të përgjithshme 11 kg e 400 gr.

Si edhe në automjet, u gjet dhe u sekuestrua edhe pasaporta biometrike, në emër të këtij shtetasi.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Korçë, si edhe Specialistëve të Seksionit kundër Narkotikëve, po punohet intensivisht, për kapjen e shtetasit të sipërpermendur, evidentimin e personave të tjerë të implikuar, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprat penale : “Trafikimi i narkotikëve “ mbetur në tentativë, si edhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 283/a, 22 dhe 242 të Kodit Penal.

drogeaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

09/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.