Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maqedoni, arrestohet aleati i Edi Ramës për manipulim zgjedhjesh

12/02/2016
Maqedoni, arrestohet aleati i Edi Ramës për manipulim zgjedhjesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i bashkisë së Pustecit ka përfunduar pas hekurave në Maqedoni, pasi akuzohet për manipulim zgjedhjesh. Mësohet se Edmond Themelko u arrestuar në qytetin Resnjë të Maqedonisë dhe akuzohet për pjesëmarrje në manipulime zgjedhore në Maqedoni.
Sipas mediave maqedonase, prangosja e zyrtarit është bërë me urdhër të Prokurorisë Special, duke mos përmendur emra, por vetëm duke bë me dije se ka shtetësi të dyfishtë.
Lajmi për këtë doli pas publikimit të rezultateve të operacionit “Titanik”, ku zyrtarë të lartë, akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të së drejtës për të votuar.
Rasti i parë për të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi hetimet është “Titanik”, që ka të bëjë me veprat lidhur me zgjedhjet, njoftoi sot prokuroja speciale Katica Janeva.
Prokuroja Fatime Fetai në konferencën për mediat theksoi se është hapur procedim penal për shkeljen e të drejtës zgjedhore, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.
Gjatë konferencës u tha se ministrat e Punëve të Brendshme, të Transportit dhe Lidhjeve, dhe sekretari i qeverisë së atëhershme, si dhe persona të tjerë, e kanë shfrytëzuar ndikimin në shkallë lokale dhe shtetërore dhe kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhje.
“Prokuroria speciale sot parashtroi kërkesë për arrestimin e tetë personave, por nuk saktësohet se për cilët bëhet fjalë. Një person tashmë është arrestuar dhe është nxjerrë para gjykatës”, shkruan MIA.
Edmond Themelko, përfaqësues i Partia Maqedonase, në aleancë me PS-në, është kryetari i parë i një prej 61 bashkive të reja në vend, bashkisë së Pustecit e cila përfaqëson komunitetin Maqedonas.


prokmk
Prokuroja Fatime Fetai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.