Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Varianti i vjetër i qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit nuk kalon

11/02/2016
Basha: Varianti i vjetër i qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit nuk kalon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së ka bërë të ditur sot, qëndrimin zyrtar të PD-së për Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) . Sipas Bashës, varianti i qeverisë për projektligjin e BKH nuk do të kalojë.
“Nuk do e kalojmë ligjin për BKH. Varianti i qeverisë nuk është ai i dakordësuari. PD është e vendosur për draftin dakordësuar. Varianti i qeverisë është një variant i vjetër. PD është për BKH 100 për qind në varësi të Prokurorisë. Edi Rama katër ditë më parë deklaroi nëpërmjet ministrit Arben Ahmetaj se për BKH do të prisnin opinionin e Venecias. Çfarë është ky nxitim?”, u shpreh Basha sot përballë interesimit të gazetarëve pas përfundimit të një mëngjesi pune me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, i cili prej dy ditësh është për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

“Varianti që është publikuar nuk është varianti i dakordësuar me ndërmjetësimin e partnerëve  amerikanëve dhe Komisionin e Venecias. Ky është një variant tjetër, jo ai për të cilin ne kemi dhënë dakordësinë tonë. Se pse Edi Rama 5 ditë më parë nxori Arben Ahmetajn për të komunikuar se nuk do ta kalonte ligjin për Byronë e Hetimit pa ardhur edhe një herë rekomandimet e Venecias dhe katër ditë më vonë ndryshoi mendje, kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni ju.
Unë dua të përsëris këtu se Partia Demokratike ka qenë dhe është e vendosur për Byronë Kombëtare të Hetimit sipas draftit të rakorduar me partnerët tanë amerikanë dhe në përputhje me rekomandimin nr. 90 të Venecias në 23 dhjetorit apo 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Dhe nëse mazhoranca e ka këtë vullnet ne e votojmë sot.
Sigurisht një variant unilateral, i cili nuk merr parasysh rakordimin me partnerët tanë amerikanë dhe Komisionin e Venecias nuk është gjë tjetër veçse një provokim apo një truk për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk do të votohet. Nuk do të votohet sepse një draft i tillë në vend që ti hapë rrugë hetimit të korrupsionit dhe krimit, mbyll dosjet e korrupsionit dhe bëhet mburojë për krimin. Sepse një variant i tillë dorëzon hetimin penal tek qeveria, çka është e papranueshme dhe s’është në përputhje me asnjë model europian, as me Kushtetutën e Shqipërisë, as me draftin e rakorduar me partnerët amerikanë dhe as me rekomandimin e Venecias.
Por në qoftë se është i sinqertë, në qoftë se me të vërtetë dëshiron të ketë Byronë Kombëtare të Hetimit një orë e më parë realitet ligjor, ne që sot jemi gati të votojmë draftin e rakorduar me partnerët amerikanë dhe sipas rekomandimit nr. 90 të Venecias.
Nëse jo le ta marrë vesh çdo shqiptar se kush është kampioni i hileve dhe i trukeve në Shqipëri. Por këto hile e truke nuk i ecin as me Partinë Demokratike, as me Lulzim Bashën, as me partnerët amerikanë, as me Komisionin e Venecias.

Pyetje: Çfarë ndryshon nga drafti i dakordësuar me draftin e qeverisë? Konkretisht cila është pika që ju ndan?


Basha: Pika që na ndan është dakordësimi që ky institucion duhet të jetë 100% nën autoritetin e Prokurorisë, siç e parashikon Kushtetuta, siç parashikon Komisioni i Venecias,  siç kemi rakorduar me partnerët tanë amerikanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.