Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Patozi: Ftohje-ngrohjet Meta – Rama, rivalitet i egër politik brenda së majtës

01/02/2016
Patozi: Ftohje-ngrohjet Meta – Rama, rivalitet i egër politik brenda së majtës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.
“Qofsha i gabuar, por ngjan se një koalicion pazaresh e ka të vështirë të prishet përfundimisht sa kohë që i kujtohet se ka diçka për të ndarë. Ndaj këto ftohje-ngrohjet e Ilir Metës me Edi Ramën janë më shumë hakërrime dhe testim forcash në një rivalitet të egër politik brenda së majtës, ku PD-ja po përdoret si garniturë kërcënuese, por jo si një kërcënim për pushtetin vetë. Siç, në fakt, i takon të jetë. Deri më sot nuk ka ndonjë deklarim publik të zotit Basha që e lë të hapur mundësinë për një koalicion të PD-së me LSI-në, ndaj edhe nuk e shoh të arsyeshme të komentoj për pyetjen e tuaj”, thotë Patozi, pyetur nëse duhet të mbajë përsëri shpresa PD-ja te LSI-ja pas asaj eksperience që keni pasur në 4 vitet e fundit të pushtetit?
Patozi thotë më tej, “unë e kam thënë edhe më parë dhe i qëndroj bindjes sime se çdo shkelje syri në distancë apo afërsi e jona me Ilir Metën, do të ketë pasoja të rënda në radhë të parë për vetë Partinë Demokratike”.
Sipas tij, kjo pasi do të rrisë perceptimin publik se LSI-ja është “e dënuar” për të qëndruar gjithmonë në pushtet, pavarësisht kë zgjedh si aleat dhe kjo do të zbehë dramatikisht pritshmërinë e njerëzve te forca kryesore e opozitës.
“Natyrisht që kjo mund të dëmtojë disi edhe Partinë Socialiste, por kjo nuk më thotë ndonjë gjë, sepse e vetmja gjë që më intereson është e ardhmja e Partisë Demokratike”, thotë ai.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.