Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I moshuari i dërgonte mesazhe fqinjes: Dua të njihem me ty

29/01/2016
I moshuari i dërgonte mesazhe fqinjes: Dua të njihem me ty
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është arrestuar nga Policia e Tiranës një 67-vjeçar, i ve, pasi ishte denoncuar për përndjekje nga një vajzë 33-vjeçare. Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit thanë se i arrestuari është i moshuari Xhemal H., banues në rrugën “Myslym Shyri”.

Disa ditë më parë, ai ishte kallëzuar në Komisariatin nr.2 nga 33-vjeçarja me iniciale N.K., e cila banonte në një prej pallateve në të njëjtën rrugë, por disa metra më tej banesës së 67-vjeçarit. Sipas të dëmtuarës, i moshuari kishte rreth dy muaj që e përndiqte, e shqetësonte dhe i kishte shkaktuar edhe gjendje ankthi në disa raste.

Përveç mesazheve që i dërgonte vazhdimisht dhe orar pa orar në telefonin e saj, duke i kërkuar takim dhe lidhje, ai e shqetësonte edhe në rrugë kur përballej me të.

Madje, vajza ka pretenduar se në disa raste, gjatë orëve të natës, ai i ka shkaktuar panik dhe frikë teksa e priste te hyrja e pallatit, në errësirë, duke e ngacmuar edhe seksualisht në ndonjë moment. Këto kanë qenë disa prej momenteve, të ndodhura së fundmi që e kanë shtyrë 33-vjeçaren t’i drejtohet për ndihmë Policisë së Shtetit.

Pasi, sipas saj, fillimisht ka menduar se ai do të hiqte dorë dhe nuk do ta bezdiste më me mesazhe. Por pasi ka kuptuar që ai nuk kishte ndërmend të dorëzohej, madje situata ishte përkeqësuar edhe më shumë, e ka bindur të dëmtuarën që të bënte kallëzim penal ndaj tij.

Policia më pas ka vënë në pranga 67-vjeçarin, pasi ka sekuestruar si provë materiale edhe disa prej mesazheve që ai i kishte dërguar në celular vajzës që e denoncoi. Ndërsa vetë i dyshuari nuk ka pranuar ta ketë ngacmuar seksualisht, duke thënë se thjesht kishte dëshirë të njihej me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.