Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria shpall dhënien e TVSH me koncension partneritet publik -privat

20/01/2016
Qeveria shpall dhënien e TVSH me koncension partneritet publik -privat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria do të japë administrimin e TVSH me koncension të formës Partneritet- Publik Privat. Lajmin e dha sot ministri i Financave, Shkëlqim Cani në një takim informal me gazetarët. Me tej, zv ministria e Financave Irena Beqiraj ka shpjeguar se koncesioni do të jepet me garë të hapur dhe ka qellim përmirësimin e procedurës se mbledhjes së tatimit. Ajo pohoi se ka nje propozim të pakërkuar nga kompania Em Pos, por do të hapet tender, i cili do të shpallet në Financial Times. Koncensioni do të jepet për një periudhë dhjetë vjecare. Investimi i projektit është 9.57 mln euro ndërsa u bë e ditur se kosto e operimit do të jetë 8.2 mln euro.

Qëllimi është gjurmimi i zinxhirit të TVSH dhe përmirësimi i grumbullimit. Zyrtarët e Ministrisë së Financave pohuan se ky vendim u mor pas aksionit antiinformalitet ku u panë probleme me indetifikimin e transaksioneve, falsifikim kuponash dhe mosgjurmim i mallrave në dogana, prandaj lindi edhe ideja për koncesionin e TVSH-së.

Por dhënia e TVSH me koncesion është një projekt i vjetër i qeverisë shqiptare. Më herët, Ministria e Financave kishte pranuar zyrarisht se po punon me një propozim të pakërkuar (koncesion) për lotarinë tatimore.

Në memon, që vlerëson ecurinë të vlerësuar propozimin e pakërkuar për “Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar” drejtuar Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, sqarohet që në fillim që ka një paqartësi për ngritjen e komisionit për vlerësim, nëse duhet të ngrihet apo jo edhe për ato të pakërkuara, kush janë funksionet e komisionit, si do të jetë përbërja e tij, a bën ky komision edhe studimit, që duhet kryer për 90 ditë.

Beqiraj tha se koncesioni lufton evazionin dhe nuk lejon manipulim të dhënash. Ajo shpjegoi se sistemi i ri do të instalojë faturën elektronike dhe raportimin në kohë të çdo transaksioni të mallrave dhe shërbimeve . Gjithashtu koncesioni do të konfigurojë elektronikisht shorteun e kuponit tatimor.

Sistemi i ri nuk do të lejojë furnizimin pa faturë edhe në tregun e karburanteve sepse nuk i pranon transaksionet me gabim. Me këtë rast do të krijohet harta e dixhitale e regjistrave fiskale dhe sistemi do të përmirësojë analizën e riskut. Investimi i koncesionarit do të jetë 9.57 mln euro.

Koncesioni nuk ka tarifa mbi publikun si të tjerët, por do jetë në bazë të performancës, pohuan zyrtarët e Financave. Koncensionari nuk shperblehet, por nëse mbledh më shumë se 11 % merr, sipas një shkalle progresive në ulje, fitimin e tij, sipas një formule, që është shpallur te dokumentet e tenderit ndërkombëtar.

Nëse nuk arrin shifrën 11 % në vit rritje të TVSH, atëhere i paguhet 1/10 e investimit të bërë.

TVSH sjell minimum 1 miliard euro të ardhura në buxhet në vit.monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.