Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Fatbardh Kadilli: S’ka afat për protestat e opozitës

20/01/2016
INTERVISTA/Fatbardh  Kadilli: S’ka afat për protestat e opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë për gazetën “Standard”,
sekretari i PD për Burimet Njerëzore, Fatbardh Kadilli ka folur per reformen ne drejtesi, ristrukturimin e PD-se dhe protestat e pritshme te PD-se deri ne krijimin e nje qeverie teknike dhe zgjedhje te parakohshme


Nëse palët nuk gjejnë konsensusin, a besoni se mundësia e referendumit popullor ka shanse të ndodhë?

Referendumi është përdorur si truk dhe presion politik nga Rama dhe Meta, sepse e vetmja gjë që nuk duan të ndodhi për pushtetarët e sotëm është ballafaqimi me votën, sepse referendumi pavarsisht se për cfarë cështje diskutohet do të jetë gjithmonë i ngarkuar nga vota politike. Ndaj dhe praktikisht nuk ka për të ndodh një referendum sepse qeveria nuk e do këtë ballafaqim.

PD ka bërë të ditur se në këtë fillim vit do të rinisë protestat e saj për largimin e qeverisë. Pse ende nuk ka nisur ky aksion?

Protestat organizohen nga një moment kulmor, ku akumulohet reagimi i qytetarëve ndaj pakënaqësisë së qeverisë Rama. Ndaj dhe protestat nuk kanë afat kalendarik por ndodhin vetëm kur populli gjendet nën presionin e këtij pushteti. Protestat e Partisë Demokratike kanë qenë gjithnjë e më të mëdha, më energjike e po ashtu me moral politik, pasi qytetarët janë të vendosur se kjo qeveri nuk ka sjellë asnjë përmirësim në standartet e jetesës së tyre.

Sa besoni se janë te realizueshme qëllimet e opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike?

Ky është një objektivi ynë politik, i cili konsiston në krijimin e një qeverie teknike e të përkohshme, për të cuar vendin në zgjedhje të parakoshme. Mirëpo ne kemi për të hyrë në zgjedhje me një sistem dhe administrim i cili garanton ndershmërinë e këtij procesi, e po ashtu të ketë mirëbesimin e palëve politike. Vendi, ka nevojë edhe për një paketë antikrizë në mënyrë që të dalë nga kjo gjëndje. Për të realizuar këtë objektiv të opozitës, do të përdoret cdo lloj mjeti demokratik, si për shëmbull protestat.

Si drejtues i departamentit te burimeve njerezore ne PD a mund te na thoni se si ka ecur procesi i anetaresimeve te reja?

Numri është gjithmonë në rritje, dhe tregues i kësaj është pjesëmarrja masive e të rinjve, ku 11 mijë votuan për Kryetarin e Forumit Rinor të PD-së. Por nuk mund të them sot një shifër të caktuar, megjithatë është në rritje. Partia Demokratike ka një proces statutor, kur pasi ripërtërihet anëtarësia, natyrisht cdo organizatë synon të zgjerojë anëtarësinë.

Po ristrukturimi i degeve a eshte mbyllur ne te gjithe vendin, duke marre parasysh edhe zgjedhjet e brendshme?

Analiza e zgjedhjeve u shoqërua me propozime për të kryer ndërhyrje në strukturë për këtë cështje. Përfundimi i analizës pak a shumë është i riformatuar dhe normalisht si organizatë Partia Demokratike i rikthehet ristrukturimit për ta bërë sa me eficent. Ky është një proces normal i cili nuk ndodh në një datë a kohë të caktuar, pasi bëhet në shërbim të përmirësimit të strukturës së Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.