Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha bën bilancin e piktorit deshtak

30/12/2015
Berisha bën bilancin e piktorit deshtak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar bilancin sipas tij te Kryeministrit per vitin 2015.

Në shumë pika është i ngjashëm me bilancin e Bashës, vecse disa momente marrin em shume vemendje.

“Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pas darkes funeber me gazetaret, u paraqit para tyre me serialin e ri te sukseseve imagjinare, realiteteve qe ekzistojne vetem ne mendjen e tij te semure, me te cilat perpiqet apo beson se mund te mbuloje deshtimin total te qeverise se tij:

– rrokullisja e madhe e ekonomise shqiptare,

– rrenimi i klimes se biznesit dhe renia e Shqiperise me 35 vende duke u renditur me Somaline dhe Eritrene. Largimi masiv i investitoreve te huaj vendas si dhe largimi masiv i kapitalit ne rreth 3 miliarde dollare nga Shqiperia

– shkaterrimi ne dy muaj i 73 mije vende pune, rritja e shpejte me 38% e varferise, rritja me 3.4 here e mjerimit, rritja me 37% e papunesise dhe gjer ne 70% e papunesise tek te rinjte

– renia e te ardhurave buxhetore me mbi 300 milione dollare nga vjedhjet ne dogana dhe tatime

– rritja e borxhit publik ne 74% dhe e deficitit korent nga 12.6 ne 24.7%

– ngrirja e rrogave per te tretin vit me rradhe, duke bere qe shqiptaret, per shkak te inflacionit ne teresi dhe te artikujve me te perdorshem ne veçanti, te kene realisht nje page 12% me te ulet sesa 3 vjet me pare

– mungesa pothuaj e plote e investimeve publike, nuk eshte inauguruar e perfunduar asnje km rruge, shkolle, ujesjelles apo spital

-shperdorimi masiv i buxhetit per t’u vjedhur ne rindertim, pajisje te zyrave, tualeteve, argetim dhe orgji te qeveritareve

– mega-afera e madhe korruptive, marreveshja me CEZ, me te cilen vodhen se bashku me te tjere mbi 620 milione euro dhe gjobiten 1250 euro çdo shqiptar. Shnderrimi i qeverise ne nje bande te vertete te hajduteve te shtetit, qe po vjedhin se bashku me familjaret, Olsat e tyre, ne tendera e koncesione, pasurite publike te shqiptareve. Vetem me koncesionet ne shendetesi, me Beqajn kane vjedhur mbi 300 milione euro.

– vrasjen e shpreses dhe largimin masiv te shqiptareve nga Shqiperia, renditjen e tij krahas apo fill pas Asadit per perzenien e qytetareve te tij nga vendi me politikat e tij çnjerezore. Nje qytet sa Vlora eshte transferuar ne Gjermani, dhe dy Vlora te tjera kane aplikuar per t’u larguar nga Shqiperia.

– lidhjet e tij koke e kembe me krimin dhe trafikantet, kriminalizimin prej tij te parlamentit, qeverise, administrates shteterore, lidhjet e tij dhe ministrave te tij koke e kembe me krimin, trafiqet kriminale dhe shnderrimi i qeverise se tij ne nje organizate kriminale te vertete.

-shnderrimi i vendit ne “Shqiperia kanabiste”

– dekorimi i xhelateve te diktatures dhe shpifja se per firmen e tij “fajin e ka Saliu”

-burgosja e 38 mije qytetareve shqiptare dhe mbushja e paraburgimeve me shume se Siria dhe Iraku

– shkaterrimi i procesit zgjedhor te vendit

-mos hapja e negociatave me BE

Ndersa lidhur me akuzen e tij se ky eshte vendi i shpifjeve, mund ti them shkurtimisht se ne historine e kombit tone, pas Enver Hoxhes, Hitlerit te Pasluftes, ai me shpuren e tij renditet dhe eshte i çertifikuar nderkombetarisht dhe me nje seri vendimesh gjykate si kryeshpifes dhe dhe kryerrenc i kombit shqiptar!

Ai eshte i vetmi shqiptar, qe per te shpetuar nga shpifjet e tij te ulta ke fshire tëeeterin e tij te viteve te tjera. Ai, me aferen e armeve siriane vleresohet si genjeshtari me i madh i Pasluftes se Dyte Boterore, kurse me premtimet dhe mashtrimet elektorale ndaj shqiptareve, per shendetesi falas, legalizime falas, heqjen e TVSH per energjine elektrike, ushqimet, kater pensione shtese ne fund te vitit per pensionistet ,rrogen e 13-te per punonjesit etj etj, ai rezulton bir besnik i eterve te tij mizore, renditet ne fligështi morale fill pas diktatorit gjakesor Enver Hoxha. Sb”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.