Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alket Bezhdili, në pranga “supermarketi i drogës”

29/12/2015
Alket Bezhdili, në pranga “supermarketi i drogës”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia italiane shkatërroi mëngjesin e sotëm një bandë trafikantësh droge në Raguza të Siçilisë. Në pranga ranë 13 persona, mes të cilëve italianë, tunizianë dhe një shqiptar që konsiderohej si koordinatori i tregtisë së drogës. Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të konsiderueshme drogash të ndryshme.

Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e të martës, një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike me qendër në Raguza. Në pranga ranë 13 persona, mes të cilëve 7 italianë, 5tunizianë dhe një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Alket Bezhdili.

Operacioni i policisë i koduar nën emrin “Kamarina drug” u finalizua edhe me sekuestrimin e sasive të konsiderueshme lëndësh të ndryshme narkotike, si hashash, marjuanë, kokainë (që përmendej me emrin e koduar “këpuca”) amfetaminë e ekstazi. Lënda narkotike u sekuestrua në një bar në Raguza, që konsiderohej si supermarketi i drogës. Lënda narkotike shpërndahej kryesisht në klube nate.

Arrestimet u kryen me urdhër të prokurorisë së Raguzës, që kishte nisur hetimet rreth këtij grupi që në janar të këtij viti, kur u sekuestruan 3 kilogram hashash dhe u arrestuan 3 tunizianë në një lokalitet pranë Raguzës. 24-vjeçari shqiptar Alket Bezhdili ishte pika e kontaktit dhe koordinohej me klientët për shitjen e drogës. Nga telefonatat që bënte me klientët, autoritetet thonë se ai konsideronte veten me mburrje si “supermarket i drogës”, për aftësitë e tij për të furnizuar klientët me çfarëdolloj sasie dhe droge që dëshironin.

Mediat italiane theksojnë se ai nuk reshtte së shituri drogë, pavarësisht se ishte vënë nën arrest shtëpie, i dyshuar si trafikant. Hetuesit thanë gjithashtu se droga ekstazi, e sekuestruar në sasi të mëdha në barin ku magazinohej, ishte e një lloji të veçantë që nuk qarkullonte në treg prej vitesh. Për këtë arsye, gjatë këtij viti, policia italiane ka zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në diskotekat dhe lokalet e natës në zonën e Raguzës.abcneës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.