Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vdekja e foshnjes, Duma: Situata është kriminale, qeveria asnjë lekë për këto familje

28/12/2015
Vdekja e foshnjes, Duma: Situata është kriminale, qeveria asnjë lekë për këto familje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma vizitoi sot familjen dhe komunitetin Rom pranë zonës së Shkozës në Tiranë ku humbi jetën nga të ftohtët një foshnjë. Ky nuk është rasti i parë dhe pse qeveria, kryeministri dhe Bashkia vazhdojnë të heshtin e të harxhojnë miliona euro para të shqiptarëve, të cilat u kthen në formë rryshfeti në xhepat e tyre dhe asnjë lek nuk shkon për familjet në nevojë për komunitetin Rom, për më të pamundurit. 14 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij viti, 4 vetëm në muajin Dhjetor si pasojë e varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për të paguar energjinë elektrike. “Është vdekja e dytë brenda një jave e një foshnje nga të ftohtit nderkohe qe dimri nuk ka ardhur akoma. Kjo qeveri i bën njerëzit që të shikojnë banesat sociale që i kanë këtu afër si një mollë e ndaluar, nga njera ane dhe nga ana tjeter u jep miqve, ministrave, nushëve etj, me qindra milionë euro paradhenie dhjetevjecare per këtë shëndetësi që askush nuk merr sherbime madje as ky fëmijë nuk mundi dot brenda natës të merrte ndihmen e pare. Bashkia ka dëshmuar se interesi i vetëm është përfitimi politik edhe me banesat sociale të cilat i shpërndan nga 5 çdo muaj. Situata është kriminale Sigurisht që njerëzit e kanë humbur besimin sepse gjenden në një situatë që nuk e dinë a do ti kenë edhe këto kasolle deri vitin tjetër sepse kjo qeveri duke e ditur se nuk do te jetë neës vjedh me babzi gjithcka mundet sot. Ne si opozitë do jemi në pararojë bashkë me aktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare për të ndaluar këtë kriminalitet që bëhet nga kjo qeverisje. Jemi në emergjencë dhe duhet reaguar shpejt sepse njerëzit janë në nevojë dhe varfëria ekstreme po i shtyn drejt vetflijimit”, tha Duma. Anëtarët e komunitetit Rom apeluan për ndihmë dhe lëshuan akuza ndaj kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për mospërkrahje. “Ne kemi 20 vite që jetojmë këtu me këto kushte. Të gjithë ato fonde që kanë shkuar për komunitetin Rom dhe Egjiptian, ku janë? Ku kanë shkuar? Pse nuk verifikohen nga shteti?! Pse Edi Rama rri këmbëkryq në karrige e shikon filma dhe nuk shikon popullin shqiptar që është duke vuajtur. Si Krishti po vuajmë. Siç e dini këtu kanë ndodhur 5 vdekje. Është rasti i pestë që unë i ndihmoj. Duhet ti ndihmojë shteti dhe jo vetëm unë sepse edhe unë jetoj në barake. Kam 5 fëmijë për të ushqyer edhe unë. Erion Veliajt i bëj thirrje që të vijë këtu në komunitet, këtu në Shkozë. Të vijë e të bëjë shtëpi për romët, të strehohen e të mos kenë këto problematika. Shkojmë nëpër spitale dhe na kërkojnë lekë për të bërë vizita. Po i them edhe një mesazh Erion Veliajt që të marrë masa për stehimin e komunitetit Rom. Ti bëjë sa më urgjente para se të vijë dimri i egër që s’ka ardhur akoma”, tha Orkida Driza, një anëtare e këtij komuniteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.