Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIKE/Ortodoksët shqiptarë në Maqedoni regjistrohen si komunitet i veçantë

25/12/2015
HISTORIKE/Ortodoksët shqiptarë në Maqedoni regjistrohen si komunitet i veçantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë tashmë kanë komunitetin e tyre fetar të regjistruar dhe të barabartë me të gjitha bashkësitë e tjera fetare në Maqedoni.

Kjo është një arritje historike për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, thotë kreu i Bashkësisë së re të Shqiptarëve Ortodoksë, Branisllav Sinadinovski.

“Kjo bashkësi është e barabartë me të gjitha kishat dhe grupet religjioze që ekzistojnë në Maqedoni. Kjo për ne shqiptarët ortodoksë paraqet një vepër historike, sepse tregon që të gjithë ata që na mohuan ne ju treguam se ekzistojmë. Babai im ka bërë një studim që tregon se në Rekën e epërme jetojnë 60-70 mijë shqiptarë ortodoksë. Ata u asimiluan e u mohuan nga të gjithë, po nuk hoqën dorë nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike”- deklaroi profesori, Branisllav Sinadinoski.

Shqiptarët ortodoksë duhet përkrahur nga popullata myslimane dhe bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme fetare duhet të bëhet sipas shembullit të Shqipërisë, thanë të pranishmit në manifestimin e sotëm kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë.

“Unë them që duhet edhe ne shqiptarët myslimanë ta përkrahim këtë iniciativë, të jetë te shqiptarët një shembull sikurse te shqiptarët në Shqipëri që bashkëpunojnë dhe të gjitha fetë i llogarisin të barabarta. U bëj thirrje edhe hoxhallarëve dhe shqiptarëve myslimanë që t’i afrojnë vëllezërit tanë shqiptarë ortodoksë, sepse gjaku është gjak, feja është fe, dhe duhet edhe ata të kenë të drejtat e veta, t’i kthehen kombit”- tha mjeku, Adil Mustafa.

“Sot promovohet edhe Bashkësia Ortodokse e Shqiptarëve në Maqedoni për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në këtë drejtim kjo ide ka filluar që herët, që me krijimin e Shoqatës Kulturore ‘Josif Bageri’, një nga rilindasit tanë më të mëdhenj. Pas krijimit të kësaj shoqate është punuar në lidhje me botimin e disa librave, që kanë të bëjnë me shqiptarë ortodoksë dhe sot që promovohet një libër mjaft i rëndësishme i prof. Branisllavit, i cili flet për një periudhë të gjerë, që nga periudha e luftës e deri më sot, për problemin e shqiptarëve ortodoksë”- theksoi analisti dhe publicisti, Petrit Menaj.

Sot u promovua edhe libri i Branisllav Sinadinoskit, “Nga shënimet e babait tim”, i përkthyer në shqip, që sjell shumë të dhëna nga hulumtimet shumëvjeçare që Sinadinovksi ka bërë në krahinën e Rekës dhe shifra konkrete për ekzistencën e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.faktinews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.