Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në Korçë për 25 vjetorin e degës së PD: Si opozitë vijmë me reformën më të madhe në vend

24/12/2015
Basha në Korçë për 25 vjetorin e degës së PD:  Si opozitë vijmë me reformën më të madhe në vend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha, ka shkuar në Korcë për 25-vjetorin e krijimit të degës së kësaj partie në qytetin juglindor. Ai ka përmendur disa nga arritjet e Partisë Demokratike, si dhe ka akuzuar sërish qeverinë e majtë për korrupsion.


Sipas Bashës gjatë këtyre 25 viteve, PD-ja ka lënë gjurmën e saj në drejtimin e vendit, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO, si dhe arritjen e marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe pa viza në shtetet europiane të zonës “Schengen”, ashtu sikurse edhe vendosjen e ekonomisë së tregut.
Por, më tepër sesa analiza e arritjeve të PD-së, kryeopozitari Basha është ndalur në kritikat ndaj qeverisjes aktuale të drejtuar nga Rama dhe Meta, për të cilën thotë se, nga selia blu e kishin parashikuar që dy vite më parë se çfarë do të prodhonte kjo mazhorancë.
“400 milionë lekë kanë vjedhur në dogana e tatime, 700 milionë të tjera nga tenderat, që përfundojnë në xhepat e Ramës dhe hajdutëve të tjerë. Në Shqipëri nuk ka shkolla, rrugë, spitale të reja, nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, nuk ka rritje të ndihmës ekonomike, nuk ka subvencione, sepse paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve”, është shprehur Basha.

Nga Korça, Basha i është rikthyer edhe një akuze të vjetër, asaj të vjedhjes së votave, duke akuzuar mazhorancën aktuale se kërkon të kapë me çdo kusht edhe institucionin e fundit të llogaridhënies, votën e lirë.
“E testuan në zgjedhjet vendore në Korçë dhe e shtrinë më 21 qershor në të gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri, në dy vite nuk ka çfarë të tregojë, sepse s’ka asnjë reformë, asnjë arritje, por vetëm 1.2 miliardë dollarë të vjedhura”, u shpreh Basha.
Sigurisht nuk mund të mos nxirrte në pah edhe atë që e konsideron si arritje të opozitës, kur vjen fjala te ligji i dekriminalizimit.
“Ne si opozitë vijmë me reformën më të madhe në këtë vend, reformën për dekriminalizimin. Një vit më parë i ulëm dhe i detyruam me faktorin ndërkombëtar të nënshkruajmë marrëveshjen. E vonuan një vit. Bënë ç’të mundeshin, por s’e ndalën dot”, tha Basha, duke ia faturuar sërish PD-së edhe perspektivën për reformën në drejtësi.
“Tashmë, siç u faktua edhe dje, Partia Demokratike drejton dhe udhëheq reformën në drejtësi. Ne nuk kemi vetëm denoncimin, ne kemi alternativën, kemi platformën tonë. Testi i parë se platforma funksionon është Edi Rama, i cili për faktin që nuk merr vesh nga ekonomia, nuk di as ta kopjojë e jo më ta zbatojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.