Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH/ “I ngrohti rus” në mes të dimrit, temperaturat rekord “përzënë” dëborën dhe acarin nga Moska

23/12/2015
REPORTAZH/ “I ngrohti rus” në mes të dimrit, temperaturat rekord “përzënë” dëborën dhe acarin nga Moska
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dëbora është zhdukur pothuajse fare nga rrugët e Moskës, pas të ngrohtit të pazakontë në këtë periudhë të vitit, që ka ardhur nga kontinenti europian, duke regjistruar temperatura rekord. Sipas shërbimit meteorologjik rus, ciklonet atlantike kanë prekur edhe motin në kryeqytetin rus, duke bllokuar kështu sezonin e skive dhe duke bërë që akulli i ngrirë në rrugë e kudo, të shkrijë.
“Temperaturat rekord në një ditë në Moskë arritën në 5.4 gradë celcius. Kjo u shënua për herë të fundit në vitin 1982. Sot ky rekord është thyer dhe ditët në vijim do të presim temperatura të jashtëzakonshme, të paregjistruara në këto vitit e fundit. Asnjë ditë pa një rekord të ri, kjo është moto për këtë javë” tha drejtori i Qendrës Meteorologjike në Moskë, Dmitry Kiktev, i cili shpjegoi se termometri në godinën telegrafike të Moskës tregoi 10 gradë celcius.
Në tregun e krishtlindjeve pranë Kremlinit, i tejmbushur me turistë., një nga atraksionet më të rëndësishme turistike, rrëshqitësja e akullit, 7 metra e lartë dhe 100 metra e gjatë, ka shkrirë, duke zhgënjyer mijëra moskovitë, të cilët këtë pikë turistike e kishin përzgjedhur si altrenativën e vetme të shijimit të festave.
“Ky nuk është viti i ri, këto nuk janë krishtlindjet. Viti i ri duhet të ketë borë, ngricë, edhe stuhi dëborë madje. Kjo është e pazakontë”, tha Anton.
Por jo të gjithë janë të zhgënjyer nga kjo kaprico e motit.
“Sigurisht që më pëlqen sepse është këndshëm të ecësh përqark në këmbë, pa vrapuar në kërkim të një vendi të ngrohtë. Do të më pëlqente bora por ne kemi borë gjithmonë, ndaj ndonjëherë është bukur të përjetosh diçka ndryshe”, tha Elvira.
“Më pëlqen. Ne jemi nga Siberia dhe kemi boll dëborë në shtëpi. Këtu është ngrohtë”, tha Alina, një turiste nga Siberia.
Shumë lule, të cilat për javë me radhë u ngrinë nga dëbora, kanë nisur të lulëzojnë sërish prej motit të ngrohtë, gati-gati pranveror.
Në Universitetin shtetëror të Moskës, në kopshtin botanik, lulet kanë nisur të marrin ngjyrë, bashkë me pemët që kanë marrë sërish ngjyrën e gjetheve jeshile, bashkë me shkurret.
“Ky është një fenomen i trishtueshëm për kopshtin sepse dëbora i mbron lulet në dimër. Disa lule e pemë e kanë shumë të lehtë të rizgjohen nga ky gjum i dimrit dhe kanë lulëzuar menjëherë”, tha kujdestari i kopshtit botanik, Anton Dubenyuk.
Temperaturat pritet të qëndrojnë të larta së paku edhe për javët në vijim. Temperatura më e lartë 4.4 celcius në fund të dhjetorit është regjistruar për herë të fundit më 22 dhjetor të vitit 1936.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.