Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blendi Fevziu nisi sulmin pas barcaletës së Ramës për pronat në bregdet?

23/12/2015
Blendi Fevziu nisi sulmin pas barcaletës së Ramës për pronat në bregdet?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Blendi Fevziu është përfshirë në një debat lidhur me pasurinë me politikanë të PS-së, debat qe dekantoi me një letër të hapur Kryeministrit Rama.

“Në një nga fjalimet e tij, Çurçilli thotë:’Nëse godet me gur çdo qen që të leh rrugës, nuk ke për të arritur kurrë atje për ku je nisur!’

Ndaj duke mos dashur t’i përgjigjem çdo koneje të kopesë tënde politike dhe duke vënë në provë vërtetësinë e premtimeve të tua, po ju drejtohem direkt.

Pak ditë më parë, një shkrim që sqaronte se shumë politikanë kanë dhe manifestojnë një kamje të pajustifikuar ngjalli reagimin e ashpër të nja dy deputetëve të forcës politike që Ju drejtoni. Nuk e di se përse kjo gjë ju dogji kaq shumë juve…

Një nga deputëtët e tu, bën aluzione për një pronë të madhe, në qendër të Tiranës, ku ime më, ishte pronarë e thuajse 1.8 % të sipërfaqes. Meqenëse ajo ka firmosur një kontratë sipërmarrje në vitin 1999 me 374 bashkëpronarë të tjerë, zotëria lë të kuptohet se aty janë bërë favore të pamerituara. Po, aty i është dhënë një grupi biznesmenësh leja për të ndërtuar një qendër tregtare. Lejen e keni firmosur Ju në vitin 2008 dhe pas jush i ndjeri Olldashi në 2009. Nuk kam pasur asnjë komunikim me Ju në atë kohë dhe jeni përpara sfidës.

Nëse Ju keni dhënë leje të parregullt dhe keni favorizuar 373 pronarë që t’ju bëje nder të 374 atëherë Ju keni shkelur ligjin. Unë nuk mbaj mend t’i kem dhënë ndonjëherë lekë dikujt në jetën time sepse s’më është dashur.

Nëse Ju keni marrë lekë për atë firmë, atëherë Ju jeni hajdut! “, shkruan Fevziu.

Deputeti që ka replikuar me Fevziun është Erjon Brace.

Fjala është për pallatin që po ndërtohet tek lulishtja përballë ish-PD, një projekt që u shtri në gati 100% të sipërfaqes së ndërtimit duke shkelur cdo kriter urbanisitik. Muri i pallatit kalon mes për mes rrugës së hershme dhe afrohte vetëm 4-5 metra nga themelet e kalasë së Tiranës. Ajo ka qënë rrugë e gjerë deri sa Edi Rama dha lejen për pallat në dimensione që cënuan jo vetëm gjelbërimin por edhe qarkullimin në atë zonë.

Shumë njerëz e lidhën lejen e privilegjuar jashtë cdo kriteri me emrin e Fevziut dhe miqësinë që ai kishte me kryetarin e atëhershëm të bashkisë, sot Kryeministër.

Por në fakt Fevziu duhet të jetë në debat edhe me Ramën vetë. Pak ditë më parë Kryeministri rimori një barcaletë lidhur me kthimin e pronave në bregdet ku prona në kodër zhvendosej në breg të detit. Rama nuk e ka thënë pa qëllim dhe pa shënjestër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.