Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria më shumë bileta se sa Anglia, në Euro 2016

21/12/2015
Shqipëria më shumë bileta se sa Anglia, në Euro 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse kërkesat pritet të jenë shumëfish më të mëdha, tifozët shqiptarë që nuk do të arrijnë të pajisen të gjithë me një biletë. Por për këtë përgjegjësia në nuk është e FSHF-së. Jo vetëm për faktin se gjithçka vendoset nga UEFA, por sepse janë më me fat se sa tifozët e vendit ku lindi futbolli, Anglisë. “Daily Star” në fakt reagon gjithë irritimin, pasi Anglia me një popullsi prej 54 milionë banorësh ka në dispozicion vetëm 23 520 bileta, më pak madje se Islanda, që ka diçka më tepër se 300 mijë banorë. “Daily Star”nuk harron ta theksojë se është befasuese për anglezët që do të kenë më pak bileta se sa Shqipëria, suksesi i të cilës në Euro 2016 kuotohet 1/500.

Një shpërndarje e tillë i dedikohet faktit se numri i biletave të ndara është përcaktuar në bazë të kapacitetit të stadiumeve ku luajnë skuadrat dhe jo të popullsisë. Për sa i përket Shqipërisë, lajme të mira për tifozët kuqezi vijnë, ndërkohë edhe nga shefi i Sektorit të Marketingut në FSHF, Gazmend Malaj, i ftuar në emisionin “Fans Zone” në “Supersport”, deklaroi se FSHF është në negociata me UEFA-n, në mënyrë që të krijojë mundësinë që të aplikojnë për bileta për ndeshjet e Shqipërisë edhe nga ana e shqiptarëve që jetojnë në kufijtë e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në mënyrë që edhe ata të pajisen direkt me bileta, siç ndodh me shqiptarët e Kosovës.

FSHF do të ketë në dispozicion 16% të kapacitetit të stadiumeve ku do të luajë Shqipëria. Shefi i Marketingut në FSHF bëri të ditur se deri tani vetëm për ndeshjen me Zvicrën, që do të luhet në Lens, ka pasur 40 mijë aplikime nga 5 mijë deri në 6 mijë bileta, që janë në dispozicion për sektorin e tifozëve shqiptarë.

Gjithsesi, ka rëndësi të theksohet se shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe janë nënshtetas të saj mund të aplikojnë për këtë ndeshje edhe në sektorin e tifozëve të Zvicrës, pasi askush nuk mund t’i ndalojë për t’u pajisur me një biletë pavarësisht se emri tregon origjinën e tyre shqiptare. Afati i fundit i aplikimeve për bileta për një vend në stadiumet e “Francë 2016” është deri në 18 janar dhe është e rëndësishme që të gjithë ata që aplikojnë të japin të dhënat e tyre të sakta, në mënyrë që të kenë shanse për t’u pajisur me bileta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.