Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Festa e Bibliotekës, Rama dhuron pikturat e tij

20/12/2015
Festa e Bibliotekës, Rama dhuron pikturat e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama i dhuroi Drejtores së Bibliotekës albumin me pikturat e tij me rastin e 95-vjetorit të themelimit të saj. “Drejtori im sqimatar i Protokollit më këshilloi që të dhuroja diçka për këtë ditë dhe dhurata ime është modeste. Ju dhuroj albumin e zhgarravinave të mia. Po ia dhuroj Biblotekës, por nuk imponoj ta regjistroni në arkivën dixhitale të biblotekës, por të mbetet në tavolinën e saj të punës. Do të jetë drejtorja që do të vendosë nëse e le në arkivë apo e merr në shtëpi”, tha Kryeministri Rama.

“Unë duhet të përgëzoj drejtoren e Bibliotekës Kombëtare, jo se kështu e do rasti por sepse falë vizionit të saj të zhvillimit dhe ndërkohë të zgjerimit të interesit për Bibliotekën Kombëtare duke shtrirë aktivitetin në të gjitha moshat dhe falë këmbënguljes së saj për të çuar përpara një projekt kuptimplotë dhe afatgjatë për Bibliotekën Kombëtare, ne kemi gjetur këtu një partner të shkëlqyer për të kanalizuar mbështetjen tonë si qeveri jo vetëm në kuptimin moral por edhe atë financiar”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ndërsa Drejtorja e BK-së, Persida Asllani duke i dhuruar Kryeministrit botimin bibliofilik, Librin e Artë “Historia e Skënderbeut”, të Marin Barletit, me të cilin Shqipëria përfaqësohet në Rrjetin e Bibliotekave Kombëtare Evropiane i premtoi kryeministrit se duke qënë se pozicioni të cilin ajo mban e ka bërë edhe më fanatike të librit, albumi do të qëndrojë në Bibliotekën Kombëtare. Asllani tha se sot Biblioteka vjen me një fond prej 1.2 milionë librash, me një qarkullim rreth 200 mijë njësi në vit me 6 mijë anëtare, ku 57 % janë të rinj

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e saj vlerësoi rolin e këtij institucioni, ekzistenca e të cilit tha ajo është më e hershme se e shumë institucioneve të tjera shtetërore e publike. Sfida jonë tha ajo, është përmirësimi i rrjetit të bibliotekave qytetase ku roli i bibliotekës kombëtare është kyç.

Në këtë vit kremtues Biblioteka Kombëtare do të shpallë edhe fituesit e Çmimit të Bibliofilisë “Lumo Skëndo” 2013 dhe 2014. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo”, i akorduar për herë të parë në vitin 2006, është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.