
Ish deputeti socialist Arben Ndoka është tërhequr në padinë e tij ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha prej të cilit kërkon një shpërblim demi jopasuror ne shumen 10 milioën lekë .
Bëhej fjalë për deklaratat e kryetarit të opozitës ku akuzohej Ndoka për veprimtari kriminale në të shkuarën e tij.
Ne seancen gjyqesore te caktuar nga gjykatta e shkallës së parë në Tiranë, paditësi Arben Ndoka dhe as perfaqesuesi i tij nuk u paraqiten ne seance edhe pse kishte dijeni rregullisht per daten dhe oren e seances.
Me këtë rast gjykata pushoi gjykimin duke i kaluar shpenzimet e gjyqit sikurse janë bërë.

Nderkohe burime te pakonfirmuara flasin se Ndoka ka apeluar vendimin e gjykates pavaresisht se ai dhe mbrojtesi I tij nuk u paraqiten ne gjykate edhe pse e dinin rrjedhimin e kesaj mungese.
![]()
Arben Ndoka dha dorëheqje nga mandati i deputetit pak javë më parë, ndërkohë që dittë e fundit u miratua nga Parlamenti ligji për dekriminalizimin përme stë cilit Ndoka do të detyrohej të largohej nga Kuvendi.





