Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Brukseli, letër të hapur për Bashën dhe Ramën

17/12/2015
Brukseli, letër të hapur për Bashën dhe Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Miratimi i ligjit për dekriminalizimin në Kuvendin e Shqipërisë, një nismë kjo e shefit të opozitës Lulzim Basha, nuk ka kaluar pa u përshëndetur as nga eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të cilët e kanë vlerësuar së tepërmi atë, madje janë shprehur se në këtë mënyrë, Shqipëria ka hedhur një tjetër hap drejt integrimit europian.

“Ne besojmë se, vetëm dialogu konstruktiv politik mes jush dhe partive tuaja do të mund të ndihmojnë Shqipërinë në fazat e ardhshme të procesit të integrimit në BE. Thuajse një vit më parë, ne vizituam Tiranën dhe morëm pjesë në bisedimet mes përfaqësuesve të PS dhe PD, të cilat përfunduan me marrëveshjen e 24 dhjetorit 2014 mes pozitës dhe opozitës, në Parlamentin e Shqipërisë”, shkruhet në letrën e tyre.

“Sot duam t’iu përgëzojmë juve dhe partitë tuaja për miratimin e ligjit për përjashtimin e personave me rekorde kriminale nga postet publike (të ashtuquajtur dekriminalizim), i cili ishte edhe një pjesë kyçe e marrëveshjes politike të arritur një vit më parë. Ne besojmë se vullneti politik dhe kontributi i vendosur i partive më të mëdha në Shqipëri në këtë proces do të ketë gjithashtu një influencë historike në politikën shqiptare, si dhe do të ndihmojnë shtetasit shqiptarë të rifitojnë besimin tek udhëheqësit politik dhe politikën në përgjithësi. Duam të theksojmë gjithashtu se mbështetja dhe kontributi juaj do të jenë gjithashtu kyçe në implementimin e shpejtë dhe me efiktivitet të këtij ligji”.

Në fund, dy raportuesit e Shqipërisë në institucionet e BE-së kanë theksuar inkurajimin e tyre për të vijuar dialogun politik mes partive tuaja në të gjitha çështjet me rëndësi të veçantë të Shqipërisë, në lidhje me procesin e anëtarësimit, duke përmendur këtu reformën në drejtësi, e cila do të jetë jetike për Shqipërinë që të kalojë në fazën tjetër të këtij procesi. Ne do t’iu mbështesim gjithnjë juve dhe Shqipërinë, në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e BE-së sa më shpejt të etë e mundur”, përfundon letra e raportuesve Fleckenstein dhe Kukan.tch

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.