Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA SEKRETE/ Nëndrejtori i shkruan Ramës, na mbyti LSI-ja

15/12/2015
LETRA SEKRETE/ Nëndrejtori i shkruan Ramës, na mbyti LSI-ja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Ristani Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka thënë se qeveria e Edi Ramës po tregon çdo ditë e më tepër që është e “korruptuar, neopotike, e partiake”. Gjatë një dalje për media ai ka bërë publike disa lista të emërimeve që janë bërë në burgje e ku shihet që këta të punësuar janë tërësisht partiake. Këto vende pune janë ndarë midis militantëve të Partisë Sosialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo duket qartë në dokumentin konfidencial të zvëndësdrejtorit të burgjeve Bledar Skënderi drejtuar kryeministrit, dhe që është të bërë publikë nga Ristani. Më tej Ristani ka shtuar se shteti trajtohet si plaçkë dhe “ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit”
.

 

Deklarata e plotë e Arben Ristanit

 

Çdo ditë e më tepër, çdo shqiptar po bindet se Edi Rama është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, nepotik e partiak.




Justifikimet e tij për papunësinë në rritje, dhe për pakënaqësinë në rritje ndaj tij edhe brenda partisë socialiste, se ai po bën shtet dhe jo punësime në shtet, janë qesharake dhe nuk ia beson më askush.





Kemi sot këtu, një letër konfidenciale që zëvendësdrejtori i përgjithshëm burgjeve, Bledar Skenderi, ia drejton Edi Ramës, ku tregohet se si, në të vërtetë, kryhen punësimet në shtetin e Edi Ramës.





Ky zyrtar i lartë e informon Edi Ramën se nga tetori i vitit 2013 e deri në gushtin e 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë partia socialiste, ndërsa 462 i ka bërë LSI.





Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.





Ky zyrtar ankohet se disa drejtorë burgjesh, punësojnë njerëz sipas dëshirave të tyre dhe nuk marrin në konsideratëe listën zyrtare me emra që i ka çuar Partia Socialiste.





“Në përgjithësi të gjitha emërimet në stafet drejtuese të policisë së burgjeve (shefa policie dhe oficerë) janë marrë nga jashtë sistemit, njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon rëndë sigurinë në këto institucione”, kështu shprehet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.





Ai i sugjeron Ramës që Partia Socialiste duhet të marrë nën drejtim burgun e Fierit pasi aty ka 700 vende pune.





Ja pra kush është shteti i Edi Ramës.





Një shtet që trajtohet si plaçkë që ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit.





Një shtet i korruptuar, ku punësimet bëhen ose me firmë të partisë ose me lek nën dorë.





Një shtet kriminal që në këtë rast, ka vënë në rrezik edhe sigurinë në burgje për shkak të babëzisë për të trafikuar vendet e punës sipas interesit financiar dhe partiak.





Pikërisht këtë shtet jemi ngritur ta shporrim, bashkë me shqiptarët.




Partia Demokratike ju ben thirrje, Të enjten në orën 10, të rimblidhemi në dyert e Parlamentit.



Letra e Bldar Skenderit drejtuar Edi Rames



 
1-letra konfidenciale e zv-drejtorit te burgjeve per ramen

 

2-letra konfidenciale e zv-drejtorit te burgjeve per ramen

3-letra konfidenciale e zv-drejtorit te burgjeve per ramen

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Boja e Oktapodit

24/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një shtetas nga Kosova

24/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Boja e Oktapodit

24/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një shtetas nga Kosova

24/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.