Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria “hap vende të reja pune” 5 mijë lekë për çdo spiunim ndaj biznesit

08/12/2015
Qeveria “hap vende të reja pune” 5 mijë lekë për çdo spiunim ndaj biznesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga sot, kush denoncon se një biznes ka shitur pa kasë, apo s’ka paguar sigurimet e punonjësve, merr 5 mijë lekë nga Drejtoria e Tatimeve. Ministria e Financave ka miratuar udhëzimin e ri “Për përcaktimin e rregullave dhe masës së shpërblimit të informatorëve të jashtëm”. Mban firmën e ministrit Shkëlqim Cani dhe hyn në fuqi menjëherë.

Udhëzimi për informatorët

Në udhëzimin e ri, quhen informatorë të jashtëm. “Informatorët e jashtëm, të cilët japin informacion pranë administratës tatimore për shkelje në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale nga ana e subjekteve tatimpaguese, mund të shpërblehen financiarisht”, theksohet në pikën e parë të udhëzimit.

Por jo çdokush që jep informacion mund të marrë shpërblim. Udhëzimi përjashton ata që denoncojnë me telefon, me email, apo shkresa, pa u paraqitur fizikisht. Ndërsa të drejtën e shpërblimit e kanë vetëm “informatorët që paraqiten fizikisht pranë administratës tatimore për raportimin e shkeljeve”.

Pagesa e informatorëve

Në udhëzim është përcaktuar edhe mënyra e pagesës. Pasi merr informacion nga denoncuesi, “Punonjësi i autorizuar” ia përcjell drejtorisë së hetimit pranë Tatimeve. Këta të fundit dërgojnë një grup inspektorësh në biznesin e denoncuar.

“Pas ezaurimit të procedurës së verifikimit, në rastet kur denoncimi rezulton i vërtetë, punonjësi i autorizuar kontakton denoncuesin, duke kërkuar prej tij të dhënat e numrit të llogarisë për të kryer pagesën”, thekson udhëzimi. “Masa e shpërblimit të informatorëve të jashtëm për çdo denoncim të verifikuar është në masën 5.000 (pesëmijë) lekë. Personi, i cili ka marrë dijeni për shkeljet në përdorimin e pajisjeve fiskale për shkak të detyrës nuk e gëzon të drejtën e përfitimit të këtij shpërblimi”.

Udhëzimi pra përjashton punonjësit tatimorë. Informatorët e Tatimeve, për të marrë shpërblimin duhet të plotësojnë një formular, që gazeta po e boton sot. Në këtë formular, jepen të dhënat e informatorit, numri i telefonit, fotokopje e kartës së identitetit, si edhe numri i llogarisë. Këtu do të kalojë shpërblimi për denoncimin.

Ja kapen nga informatorët

Por çfarë quhen shkelje që mund të denoncohen nga informatorët? E para është biznesi i paregjistruar, e dyta është mosdeklarimi i të punësuarve dhe e treta është shitja pa kupon tatimor.

Këto janë pikatë më të rëndësishme. Në formularin që boton gazeta, janë gjithsej 10 shkelje që mund të denoncohen nga “informatorët e jashtëm”. Por jo vetëm kaq. Informatorët mund të denoncojnë edhe punonjësit e Tatimeve. Dhe informacioni në këtë rast është më subjektiv.

Në pikat e denoncimit sipas formularit, janë edhe “Përdor pasuritë shtetërore për nevoja personale” apo “Favorizon evazionin fiskal nëpërmjet kontakteve informale”.

Pra, në rast se një tatimor shkon në shtëpi me makinën e punës, mund të quhet përdorim i pasurisë shtetërore, ose në rast se takohet në kafe me një biznesmen, mund të quhet favorizim me anë të kontakteve informale.

Sidoqoftë, të gjitha denoncimet do të kalojnë nëpërmjet personit të autorizuar dhe Drejtorisë së Hetimit. Do të jenë këta të fundit, që do t’i përdorin të dhënat.

formulari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.