Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkëlqim Cani: Deri në vitin 2020 do të marrim borxhe

10/11/2015
Shkëlqim Cani: Deri në vitin 2020 do të marrim borxhe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani tha se vendi ka nevojë për borxhe për shkak se të ardhurat nuk mbulojnë shpenzimet. Sipas tij të paktën deri në vitin 2020 do të vazhdohet me këtë sjellje financiare. “Ka një 24 vite rresht që Shqipëria del me deficit, ashtu edhe buxheti i vitit 2015 apo i 2016. Po dolëm me deficit do të thotë se të ardhurat nuk realizojnë dot shpenzimet, prandaj doemos drejtohemi diku për të marrë borxh. Kjo nuk është vecori vetëm e Shqipërisë por edhe ekonomi të tjera të mëdha botërore. Vendi do të marrë borxhe deri nga viti 2020. E rëndësishme është që rritja ekonomike të jetë më e lartë se sa borxhi”, tha Cani.

Ministri i Financave shpjegoi për cafrë shërben eurobondi i fundit. “Nëpërmjet eurobondit zëvëndësuam borxhin e vjeter të eurobondit me 7.5 % duke marrë një eurobond me 5.75%. Morëm edhe 150 milionë më shumë që të mos ia marrim këto lekë biznesit në tregun e brendshëm.

Kjo do të thotë se ne po heqim dorë nga borxhi i brendshëm që është afatshkurtër me një pjesë borxhi afatgjatë duke shmangur ekonominë nga stresi i borxheve të shpeshta”.

Për Canin, ekonomia parashtron kërkesa për likuiditete, ministria e Financave kryen detyrën që të sigurojë këto likuiditete me kushte sa më të favorshme. Kjo është marrja e borxhit. Ishin mbi 150 investitorë për eurobondin, tha ai, dhe ishte shumë më e madhe se sasia që ne kërkonim. Kjo tregon se ka interes për eurobondin shqiptar që është një tregues se reformat janë në rrugën e duhur.

Lidhur me përqindjen interesit ai tha se kjo cështje është relative. Duhet të flasim për interesin tregjeve financiare. Shqipëria është një vend që vlerësohet në grupin B, dicka më mirë se grupi i keq që është grupi C. Disa nga fqinjët tanë janë 2B që janë më mirë se sa ne. Duhet të synojnë të dalim nga B dhe të shkojmë nga 2B, 3B. Norma e interesit është shumë e pëlqyer, shumë e mirë për grupin e vendeve ku jemi, shpjegoi ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

150 milionë euro do të përdoren për të mbuluar shpenzimet e buxhetit qofshin kapitale apo operative, tha Cani për pjesën që është mbi shumën e eurobondit të vjetër.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026
QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.