Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Progres-raporti, zgjedhjet në 2015 u politizuan

10/11/2015
Progres-raporti, zgjedhjet në 2015 u politizuan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Si edhe pritej është publikuar sot progres-raporti i komisionit europian për Shqipërinë. Në progres-raport thuhet se zgjedhjet vendore të vitit 2015 u kaluan përgjithësisht pa incidente, por pati politizim të procesit elektoral. Progres-raporti rekomandon një dialog më konstruktiv ndërpartiak, si edhe të bëhet më shumë në kulturën politike ne vend. Në progres raport është përfshirë gjithashtu edhe çështja e reformës në administratë.

Raporti vlerëson së administrata në Shqipëri është e përgatitur në mënyrë të moderuar por thuhet se duhen ende përpjekje për të arritur objektivin për një administratë publike profesionale, e të depolitizuar. Lidhur me çështjen e vendorit, raporti vëren se duhet rritur kapaciteti për njësitë vendore si ai financiar e administrativ. Progres-raporti kërkon në vijim që të zbatohet ligji për shërbim civil në nivel lokal. Sa i takon sistemit gjyqësor në Shqipëri, raporti vëren se sistemi gjyqësor është në fazat e para të përgatitjes, ndërsa vëren probleme substanciale në të, si pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve, pavarësinë e prokurorëve.

Gjithashtu raporti vëren se ka probleme me vendimet e gjyqësorit edhe pse ka një komision ad hoc për reformën gjyqësore. Sa i përket korrupsionit në vend, raporti vëren se ka një nivel përgatitjeje në këtë luftë, ka strategji anti-korrupsionit dhe një plan veprimi, por fenomeni është i shpërndarë gjerësisht, ndaj edhe kërkohen më shumë përpjekje për progres në luftën anti-korrupsion si edhe më shume punë për hetime në të gjitha nivelet.

Johanes Hahn theksoi se pika të dobëta mbeten në shteti ligjor, reforma në drejtësi, çështja e pronës dhe e kompensimit të saj si dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Në Shqipëri kam mirëpritur progresin për adresimin e 5 pyetjeve kryesore dhe disa reforma për të avancuar me procesin e integrimit. Më shumë duhet bërë në reformën në gjyqësor, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë të drejta përsa i përket pronave dhe kompensimit të tyre”, tha Komisioneri Hahn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.