Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLEDI KASMI/ Hakmarrja e Metës

10/11/2015
BLEDI KASMI/ Hakmarrja e Metës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga dje, Kryeministër formal i qeverisë nuk është më Rama, por Ilir Meta. Dje e ka tredhur publikisht Kryeministrin në detyrë. E ka detyruar që të firmosë si ministër të Drejtësisë njeriun për të cilin Rama është një surrogato, një sharlatan dhe një monstër në politikë.
Dy vjet më parë kur Rama dhe Meta përgatitën listën e qeverisë bënë edhe një pakt mes tyre. Do të evitonin nga qeverisja të gjithë ata emra që nuk kishin pëlqimin e të dy bashkëkryetarëve të mazhorancës. Shumë emra u përjashtuan nga qeveria, sepse nuk ishin në shijet politike të njërit apo të tjetrit.
Deri dje i kishin qëndruar besnik këtij pakti, por nga dje nuk është më si më parë. Meta e ka prishur paktin në mënyrë të njëanshme dhe ka nxitur ndryshime të njëanshme në qeveri. I ka kërkuar Naços që të japë dorëheqjen dhe në vend të tij ka propozuar një nga njerëzit më të urryer për Ramën për shkak të debateve të së kaluarës, kur Manjani ka qenë ndër kritikët më të fortë publik të tij.
Manjani konsiderohet si një nga skifterët besnikë të Metës. Është i ndryshëm nga Naço. Meta ka nisur atë drejt asaj ministrie me një mision të veçantë, për t’u përballur me Ramën. Për të mos lejuar që kjo parcelë e LSI të vijojë të zaptohet nga Rama, dhe mbi të gjitha për të bllokuar sa të mundet influenca e Ramës në Prokurori dhe Gjykata.
I sulmuar nga të gjitha anët me intrigat e Ramës, pasi ka heshtur kur drejtorët e tij po arrestohen një dhe nga një për korrupsion, pasi ka lexuar autorin që qëndronte pas izolimit të plotë ndërkombëtar, Meta ka vendosur tani të hakmerret me mënyrën e vet.
Përse tani dhe përse e ka nisur nga ministri i Drejtësisë?
E nisi nga drejtësia, sepse aty është edhe konflikti i madh që po luhet në heshtje. Objektivi i vetëm i Ramës ka qenë dhe është, kapja e drejtësisë. Pasi ka të garantuar ministrin e drogës dhe krimit, i duhet edhe Prokuroria dhe Gjykata për të përmbyllur ciklin e plotë të vetëgjykimeve politike ndaj kundërshtarëve, ku vetë t’i akuzojë, vetë të arrestojë dhe më pas vetë edhe t’i gjykojë.
Këtu Metës i djeg pak. Ai e di se në listën për t’u degdisur në qelitë e reja të Spaçit politik që prodhon reforma Rama e drejtësisë, i pari është ai Ilir Meta. Është i pari, sepse Meta i rrezikon Ramës pushtetin brenda së majtës në zgjedhjet e afërta parlamentare, por edhe për një arsye tjetër, sepse Rama duke dashur të pastrojë sadopak veten për aferat korruptive kërkon të bëjë “kokë turku” Metën duke ja faturuar atij të keqen e korrupsionit në këtë qeverisje.
Hakmarrja e Metës e ka gjetur Ramën të papërgatitur. Frikacak dhe hajdut, Rama dëshmoi dje se “rilindja” e ka degraduar akoma dhe më shumë në një megahajdut, të cilit i lexohen kollaj të gjitha aferat e pista me oligarkët me të cilët ndan tenderat dhe koncesionet. Ai është peng i këtij llumi të degradimit të qeverisjes dhe pushtetit që kurrsesi nuk mund të imagjinohet se mund të sakrifikojë pushtetin në shërbim të interesave të të bërit shtet.
Ai është gjunjëzuar përpara Metës. Kjo është fytyra e tij e vërtetë. Ai mund t’i lëpijë gjithçka Metës sot, vetëm të mos i rrezikojë pushtetin, të mos i rrezikojë koncesionet e tjera që ka bërë gati për Vilmat dhe tenderat e rinj për Papulët e Carapulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ Qëllohet me armë zjarri, 1 person në spital

16/09/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ Qëllohet me armë zjarri, 1 person në spital

16/09/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.