Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARBEN RISTANI/ Zhdukja e provave të bandave të drogës, kapja përfundimtare e shtetit

09/11/2015
ARBEN RISTANI/ Zhdukja e provave të bandave të drogës, kapja përfundimtare e shtetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani
Djegia e provave të trafikantëve të drogës, në laboratorin kriminalistik, është një krim i rëndë, që kërkon impenjimin maksimal të prokurorisë për një zbardhje të shpejtë dhe  të plotë.
Të zhduken provat e bandave të drogës, duke i shpëtuar ata nga drejtësia, është kapja përfundimtare e shtetit nga bandat, është rënia e shtetit.
Është akti tipik që simbolizon llojin e  shtetit kriminal, është akti tipik që simbolizon shtetin e ngritur nga Edi Rama.
Provat dhe droga e bandave janë lënë pa ruajtje, e pa kujdes që ditën e parë, ose më saktë janë lënë në gjendje të tillë, për tu zhdukur më pas në mënyrë mafioze.
Marijuana ishte vendosur me urdhër nga lart në një korridor që ishte një ambient i hapur nga të dyja anët dhe ku kalonin çdo ditë jo vetëm punonjësit e laboratorit, por edhe të gjithë policët e Shqipërisë që vinin nga rrethet, për të sjellë material për ekzaminim. Të gjithë këta njerëz ishin në kontakt me provat dhe mund të bënin ç’të donin.
Droga e ardhur për ekspertizë ka qenë e futur në thasë plastikë dhe justifikimi i lënies në korridor ishte që të thahej. Por si mund të thaheshin kur kishin vënë 30 thasë  njëri mbi tjetrin.
Në një thes, sipas rregullave futen 10 për qind të bimëve të gjetura në një parcelë.
Mendoni tani, për sa banda, sot shteti i Edi Ramës, nuk ka prova. I ka amnistuar. U ka dhënë lirinë.
Duan tia lënë një defekti teknik, por instalimi i rrjetit elektrik të laboratorit është bërë krejt i ri para një viti, kur laboratori u transferua në mjediset e Gardës, aty ku është transferuar këto kohë dhe Saimiri i Ramës.
Shqetësimi për këtë krim të rëndë është i madh dhe Partia Demokratike ngre sot këto pyetje:
1-Pse janë lënë në korridor provat me autorë të zbuluar?
2-Si mund të thahet droga provë, duke u vënë thasët nga pesë e nga gjashtë mbi njëri-tjetrin?
3-Ambientet e laboratorit janë të monitoruara me kamera: A kanë punuar kamerat natën e ngjarjes? Ku janë dhe çfarë tregojnë regjistrimet?
4-Si mund të shkaktojë zjarr neoni që ka dritë të  ftohtë?
5-Duke qenë se instalimet e rrjetit elektrik ishin të sapo bëra dhe moderne, si ka mundësi që tensioni elektrik nuk u ndërpre menjëherë pas defektit?
6-Dhe, provat e djegura, a i përkasin kryesisht trafikantëve të drogës nga Tepelena?
Shkatërrimi i provave është vepër e shtetit kriminal.
Shteti i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse krimi në pushtet.
Duhet transparencë dhe hetim i plotë për këtë ngjarje nga më të rëndat në historinë e këtyre 25 viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.