Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria lehtëson kriteret për të qënë drejtor

07/11/2015
Qeveria lehtëson kriteret për të qënë drejtor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka ndryshuar kriteret e emërimit të drejtuesve të lartë të institucioneve apo drejtorive të ndryshme të administratës shtetërore.

Përmes një vendimi që e ka bërë publik vetëm një muaj pasi është marrë nga qeveria mësohet se ka rënë kriteri i karrierës brenda administratës civile. Kur bëhet fjalë për Sekretarët e Përgjithshëm, drejtor departamenti, drejtor drejtorie nuk do të ketë më kritere që burojnë nga ligji për administratën civile.

Ja kriteret për garëne drejtorëve

Në vendim janë përcaktuar edhe kriteret e emërimit të kandidatëve të cilët vijnë nga jashtë shërbimit civil. Kriteret janë:

a) Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “dh”, të nenit 21, të ligjit nr. 152/2013, të ndryshuar;

b) Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” ose të barazvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur, paraprakisht, pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c) Të kenë, të paktën, 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese, ose të barazvlefshme, në:

– institucione të administratës publike;

– institucione bankare të nivelit të dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;

– shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi konsiderohen si biznes i madh dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;

– Organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 (pesë) vjet që janë krijuar.

Përjashtimisht, kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kanë punuar dhe/ose punojnë në institucione ndërkombëtare brenda vendit, në profesion jashtë vendit, pedagogë në institucione të arsimit të lartë ose avokatë, noterë apo kontabilistë, të miratuar brenda ose jashtë vendit, duhet të kenë, të paktën, 5 (pesë) vjet përvojë pune, përkatësisht në këto institucione ose në profesion.

ç) Të mos kenë procese gjyqësore civile, penale, administrative, të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.

Nëpunës civilë të kategorisë së lartë drejtuese janë këto pozicione:

a) sekretar i përgjithshëm;

b) drejtor departamenti;

c) drejtor drejtorie të përgjithshme;

ç) pozicionet e barasvlershme me tre të parat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

16/09/2026
Rama reagon për dënimin e Thaçit

Rama reagon për dënimin e Thaçit

16/09/2026
DËNIMET/ Krasniqi, Veseli dhe Selimi deri në 25 vjet burg

DËNIMET/ Krasniqi, Veseli dhe Selimi deri në 25 vjet burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

16/09/2026
Rama reagon për dënimin e Thaçit

Rama reagon për dënimin e Thaçit

16/09/2026
DËNIMET/ Krasniqi, Veseli dhe Selimi deri në 25 vjet burg

DËNIMET/ Krasniqi, Veseli dhe Selimi deri në 25 vjet burg

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.