Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritan Prifti flet pas dëshmisë në polici, batutat për LSI-në dhe Ilir Metën…

02/10/2015
Dritan Prifti flet pas dëshmisë në polici, batutat për LSI-në dhe Ilir Metën…
Share on FacebookShare on Whatsapp

BATUTAT E DRITAN PRIFTIT

“LSI është  si gruaja e martuar me një burrë të dytë dhe që i shkon mendja te burri i parë”.

“Pavarësisht se Ilir Meta është nga Skrapar dhe unë nga Myzeqeja, ai deri te rripi i mesit më vjen mua”.

“Kontrata me CEZ është e ndikuar politikisht nga Ilir Meta. Ajo është e pajustifikuar, e realizuar njëanshmërisë nga DIA, ku kanë përfituar familjarë të Ilir Metës. Paratë e DIA-s kanë shkuar te miqtë e të afërm, biznese të njohura, të miqve të Ilir Metës”.
Kështu ka deklaruar Dritan prifti, sot, në dalje të policisë së Tiranës, ku ishte thirrur për të dëshmuar për letrën e Spartak Brahos.
Prifti më tej ka shtuar se ka denoncuar një deputet aktual të LSI-së për kohën që nuk ishte deputet, mik i ilir metës, që sipas tij, ka përfituar para nga DIA.
Duke ripërsëritur emrin e deputetit të LSI-së Agron Çela, që sipas Prifti ka marrë para nga DIA, ai shtoi se për këtë ka edhe video, filmime që implikojnë Agron Çelën
Lidhur me pretendimet e letrës së Spartak Brahos “për destabilizim”, Prifti ka sqaruar “të duash të rrëzosh qeverinë apo të largosh të korruptuarit nga qeveria, nuk besoj se është tentativë për destabilitet, kur këtë nuk ta ndalon as Kodi Penal. Sot kemi destabilitet politik”.
Duke u rikthyer të qëndrimet e tij për LSI dhe qeverinë, Prifti artikuloi batutën sipas së cilës, “LSI është  si gruaja e martuar me një burrë të dytë dhe që i shkon mendja te burri i parë”.
Sipas Priftit, “në qeveri janë dy parti, njëra vjedh nga mëngjesi në dark dhe tjetra dhunon nga mëngjesi në dark”.
Ai ka mohuar të jetë takuar me Kastriot Ismailajn, të paktën që nga viti 1998, ku ka pasur kontaktin e fundit.
Për sa i përket, deklaratës së djeshme të Ilir Metës, se marrëveshjen me DIA-n e kishte firmosur Dritan Priftit me cilësinë e ish-ministrit të Energjetikës, Prifti e mohoi këtë.
“Marrëveshjen me DIA nuk e kam firmosur unë, sepse po të ishte kështu, kopja e firmës sime do të shpërndahej në formë trakti në çdo shtëpi. Nuk bëhet politikë me shpifje, siç po bën Ilir Meta”, u shpreh Prifti.
Ai përgëzoi më tej, për “lajmin e mirë” sipas të cilit prokuroria ka filluar një hetim për CEZ.
“Unë jam i gatshëm të dëshmoj edhe për këtë hetim të ri”, shtoi Prifti.
Ish-ministri u ndal edhe te interesimi i gazetarëve për akuzat e IKLDKI-së.
“Shkëlqim Ganaj i ILDKPKI-së, ka dërguar një letër në prokurori me dyshime se unë kam fshehur para, jo që kam pastruar para. Nuk e di që të ketë hetime, apo të jetë zbuluar ndonjë provë. Kjo është pjesë e skenarëve që bën Meta. Pavarësisht se ai është nga Skrapari dhe unë nga Myzeqeja, ai deri te rripi i mesit më vjen mua. Pavarësisht presioneve, do denoncoj ato që di për Metën dhe gjithë qeveritarët që vjedhin në këtë vend”, përfundoi Dritan Prifti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.