Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, sulmojnë me armë me policinë në postbllok, arrestohen dy vëllezër Birçaj

29/09/2015
Vlorë, sulmojnë me armë me policinë në postbllok, arrestohen dy vëllezër Birçaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve të postbllokut të policisë, duke mos iu bindur urdhrit të ndalimit. Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në vendin e quajtur Sherishtë, kur një nga grupet e shërbimit ka konstatuar dy automjete: një “Benz” me targë AA 191 HS dhe një “Land Rover” me targë VL 1553 D që ecnin me shpejtësi.
Pas 100 m distancë, dy makinat kanë ndaluar dhe në këtë kohë është afruar shërbimi dhe i ka pyetur:  -“Cfare problemi keni, jemi Policia?”.
Në këtë moment, shoferi i “Land Roverit” ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së Policisë dhe janë larguar me shpejtësi.
Menjëherë, shërbimi ka komunikuar me makinën tjetër të Policisë që ishte në pikën tjetër të postbllokut e cila ka bërë ndalimin e të dy mjeteve që po lëviznin njëri pas tjetrit në drejtim të Vlorës.
Personat e “Land Roverit”, kanë braktisur makinën ndërsa 3 persona janë bllokuar në mjetin “Benz”, ku ka rezultuar që njeri prej tyre ishte i plagosur.
Pasi është pyetur, i plagosuri ka deklaruar se është plagosur në fshatin Kotë për rrethana akoma të paqarta nga Policia.
Në automjetin e braktisur Land Rover, janë konstatuar 2 automatikë. Policia ka shoqëruar dy vëllezërit Birçaj: Vasil (37vjeç) dhe Ilir (46 vjeç), banues në lagjen “Hajro Çakërri” si dhe shtetasin e plagosur: Martin Hitaj 35 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal.
Policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezërit Birçaj për “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”.
Ndërkohë, policia është duke kryer të gjitha veprimet e para hetimore, këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

SPAK zbulon fakte te reja penale për Belinda Ballukun, vila tjetër në Palasë

09/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ahmetaj: Ron Yefet ka lidhje me Ramën që në 2008. Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’ e ngritur në Shqipëri

SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetajt tek ‘Çim Peka live’. Apo afrohet tek Rama

09/09/2026
Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

Testi PISA turpëron sërish: 1 në 2 fëmijë nuk kupton atë që lexon. Shqipëria shkeli metodologjinë, fshehu 1/3 e shkollave

09/09/2026
Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit

09/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.