Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Namik Dokle në gjyq me Ilir Metën, kërkon paratë

25/09/2015
Namik Dokle në gjyq me Ilir Metën, kërkon paratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka paditur në gjykatën administrative shkallës së parë Ilir Metën dhe Kuvendin e Shqipërisë me objekt detyrimin e institucionit të Parlamentit që të paguajë deputetin Dokle sipas pretendimeve të tij.

Sipas kërkesës së regjistruar vetëm para dy muajsh dhe për të cilën tashmë ka filluar procesi gjyqësor Kuvendi duhet të paguajë deputetin Dokle të gjitha detyrimet financiare që burojnë nga legjislacioni për “statusin e deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit për periudhën shtator 2009-maj2010.

Deputeti Dokle ka vënë në lëvizje Gjykatën Administrative të shkallës së parë në Tiranë për të marrë të gjitha pagesat që i përkasin periudhës kur deputetët socialistë bojkotuan Parlamentin në shenjë protestë ndaj rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2009.

namik dokle vendimi i gjyqit

Në foto, faksimile e zhvillimit të seancës së parë gjyqësore

Atëherë kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nuk pranoi t’i paguante deputetët për të gjithë kohën që ata munduan në punimet e Kuvendit.

Kryetari i PS-së, Edi Rama shpalli në atë periudhë bojkotin e Parlamentit nën sloganin “hap kutitë ose largohu” i cili zgjati nga vjeshta e 2009 dhe vazhdoi me një grevë urie disa javore përballë kryeministrisë të deputetëve socialiste dhe mbështetësve të kësaj partie.

Pas ndërhyrjes së BE dhe takimit të Strasburgut në të ashtuquajturin restorant “Krokodili” mes Sali Berishës dhe Edi Ramës u bë u mundur ndalja e grevës së urisë dhe pas pak javëve edhe e bojkotit socialist.

Cështja në Gjykatën Administrative ka filluar me seancën e parë , ndërsa e dyta pritet të bëhet në ditët e para të tetorit. Nëse Dokle e fiton gjyqin atëherë bashkë me të edhe 64 deputetë socialistë që bojkotuan parlamentin gjatë të njëjtës periudhë do të përfitojnë edhe rrogën, edhe dietat, edhe kompensimet për shpenzimet e karburantit, telefonit etj.

Por rrjedhimet këtij gjyqi nuk mbyllen këtu. Si rrjedhim i precedentit, të njëjtin përfitim do të kenë edhe deputetët e opozitës që bojkotuan Parlamentin disa muaj në vitin 2013, kohë për të cilën nuk janë paguar.

Fatura financiare në përfundim të gjyqit “Dokle” nuk është e vogël por nëse fitohet nga deputeti socialist atëherë parlamenti do të zbrazë xhepat. Janë të paktën 1.5 milionë euro që do të marrin deputetët socialistë ndërkohë nëse demokratët bëjnë të njëjtën gjë atëherë faturës i shtohen edhe mbi 500 mijë euro të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.