Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Presidenti Nishani: Risjellja e simboleve të diktaturës, cenojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare

25/09/2015
FOTO/ Presidenti Nishani: Risjellja e simboleve të diktaturës, cenojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në Zyrën e Tij një përfaqësi të Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, të cilët shprehën shqetësimin dhe protestuan kundër rikthimit të simboleve të diktaturës komuniste, siç është edhe ndërtimi së fundmi i një bunkeri-simbol të diktaturës në oborrin e Ministrisë së Brendshme.
Gjatë këtij takimi pune, Presidenti Nishani u njoh me kërkesat e përfaqësisë së ish-të përndjekurve politikë, të cilët pasi falënderuan fillimisht për pritjen e rezervuar, i kërkuan Kreut të Shtetit që të ndërhyjë dhe të bëhet mbrojtës i shtresës së tyre ende të pa integruar plotësisht, duke i dorëzuar edhe Notën e tyre të Protestës.
Gjithashtu, duke shprehur shqetësimin dhe protestën e tyre të ligjshme kundër “rikthimit të simboleve të diktaturës në vendet publike dhe mos dënimin e krimeve të diktaturës”, përfaqësuesit e ish-të përndjekurve parashtruan njëkohësisht nevojën për mbështetje nga shteti në përgjithësi ndaj kauzës dhe problemeve të tyre, si dhe nga Presidenti Nishani në veçanti, si simbol i unitetit të popullit.
bujar nishani te perndjekur1Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përpjekjet konstante dhe aktive të ish-të përndjekurve politikë për rritjen e ndërgjegjësimit publik ndaj çështjes dhe problematikave të tyre, theksoi se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim tendencat e vazhdueshme për të risjellë mesazhet dhe simbolet e së kaluarës diktatoriale, të cilat mund të cenojnë ekuilibrat e shoqërisë shqiptare.
Presidenti Nishani u shpreh se do të bëjë të gjitha përpjekjet personale dhe institucionale “gjithnjë në zbatim të Kushtetutës dhe brenda të gjithë kuadrit ligjor” për t’i përcjellë shqetësimet e shtresës së ish-burgosurve politikë tek qytetarët dhe institucionet e shtetit shqiptar, në mënyrë që të mbahet gjallë reflektimi mbi të kaluarën e hidhur, duke mos lejuar që të përsëriten më përvojat fatkeqe dhe format e terrorit, qoftë edhe psikologjik, të diktaturës gjysmëshekullore, sidomos gjatë këtij viti në kuadër të 25-vjetorit të rënies zyrtare të komunizmit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.