Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja në Mamurras, policia kryen 2 arrestime, 3 të tjerë në kërkim

24/09/2015
Vrasja në Mamurras, policia kryen 2 arrestime, 3 të tjerë në kërkim

Foto Arkiv, vendi i krimit

Share on FacebookShare on Whatsapp

Në përfundim të veprimeve të para hetimore policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 2 personave:

1.Taulant Sami Bebri(Arjan Sami Tafa),26 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.

2.Dorjan Ndue Mamli, 31 vjeç,banues në Zhejë,Kurbin.

Një ditë më parë u arrestua Enrik(Elton) Dodë Mamli,28 vjeç,,banues në Zhejë,Kurbin.

Ndërkohë filloi procedimi penal,është bërë shpallja në kerkim-policorë dhe punohet për kapjen e shtetasve:

1.Tom Dodë Mamli, 33 vjeç,banues në Mamurras,Kurbin.

2.Paulin(Roland) Dodë Mamli,29 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.

3.Gentjan Murat Elezi(Tafa),30 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasëve u bë pasi:

Më datë 23.09.2015,rreth orës 11.30, shtetasit Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik(Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta shtetasin Dorjan Mamli,pasi ky kishte ndërhyrë për te negociuar konfliktin që kishte shtetasi Enrik Mamli me shtetasin Edmond HasanTafa, djalin e xhaxhait te Naim Tafes.

Në momentin që vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin Range Rover me targa AA 481 JT janë goditur duke u përplasur nga mjeti Benz me targa AA 077 CN në të cilin lëviznin shtetasit Gentjan Elezi, Taulant Bebri(Arjan Tafa) dhe Naim Tafa.

Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Naim Idriz Tafa,35 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin, dhe janë plagosur shtetasit:

1.Altin Llesh Çoku,30 vjeç,banues në Kurbin.

2.Idriz Elez Tafa,59 vjeç,banues në Mamurras.

3.Taulant Sami Bebri(Arjan Tafa),26 vjeç,banues në Mamurras,Kurbin.

4.Besim Sali Xhetani, 68 vjeç, banues në Mamurras, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Theksojmë faktin se shtetasit Idriz Elez Tafa, Besim Sali Xhetani dhe Altin Llesh Çoku kanë që kalimtarë të rastësishëm dhe nuk kanë lidhje me ngjarje.

I demtuar fizikisht ka mbetur edhe Dorjan Ndue Mamli, 31 vjeç,banues në Zhejë,Kurbin, por jo me arme zjarri por si shkak i konfliktit me kusherinjte e tij.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja armësh zjarri mod.56 kalibër 7.62 mm, 4 predha armësh zjarri,telefona celularë,dy automjetet dhe një armë zjarri automatik mod.56 pa numër(fshirë) me dy karikatorë me nga 30 fishekë mod.56 armë e cila iu kap shtetasit Enrik Mamli.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe konkretisht :

Për Veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit Enrik(Elton) Mamli.

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”,”Moskallëzim i krimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit Taulant Bebri(Arjan Tafa).

“Moskallëzim i krimit”,neni 300 i K.Penal në ngarkim të shtetasit Dorjan Mamli.

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit Tom Mamli.

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit Paulin(Roland) Mamli.

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit Gentjan Elezi(Tafa).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.