Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pritet publikimi i videos së CEZ, gazetari Hoxha, fakte të reja që mund të implikojnë Metën

23/09/2015
Pritet publikimi i videos së CEZ, gazetari Hoxha, fakte të reja që mund të implikojnë Metën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Besohet se video e kërcënimit të ish-zyrtarit të CEZ që është person kyc në hetimet e skandalit prej miliona eurosh do të publikohet nesër, nese nuk do të ketë ndryhsim axhende, ndërkohë që mund të shërbejë për të nxitur prokurorinë në hetime të shpejta dhe guximshme. Nuk ka më dyshime se në dosjen e CEZ ka shumë më tepër persona të përfshirë se sa Ismailaj që tashmë ndodhet në burg.

Gazetari Artan Hoxha që bëri publik faktin tha se kërcënimi ka ardhur në emër të Ilir Metës. Nëse regjistrimi i bisedës e vërteton këtë fakt atëherë kemi të bëjmë me rrethana rënduese për Ilir Metën i cili me qetësi dhe dashuri ia ka dalë që të tejkalojë të gjithë cështjet e ngritura mbi të.

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në emision Opinion të gazetarit Blendi Fevziu se një dëshmitar i marrë nën mbrojtje i cili po i ndihmon zbardhjes së çështjes me dëshmitë e tij që quhet Elvis Mataj,është kërcënuar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare. “Ky dëshmitar megjithëse ruhet nga trupa speciale është kërcënuar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare që ti japë fund nxjerrjes së sekreteve. Madje për këtë “ngjarje” ekziston edhe një video. Në video duket dëshmitari i marrë në mbrojtje i kërcënuar nga një jurist aktual i OSHE me emrin Rezart Ruçi. Ruçi e ka kërcënuar dëshmitarin në emër të Ilir Metës dhe i ka kërkuar atij të ndërpresë “rrjedhjen” e materialeve. Kuptohet që dalja e tyre ka rënduar Ilir Metën dhe ai ishte njeriu i parë që donte që ajo të ndërpritej”, ka shpjeguar gazetari Artan Hoxha.

Në fakt fill më pas ka telefonuar Rezar Ruçi. Ai e ka pohuar takimin me dëshmitarin por ka mohuar se ka kërcënuar.

Ky është një problem që zgjidhet lehtë me publikimin e videos. Po ashtu zgjidhet lehtë edhe cështja e tekstit. Vetë juristi mund të shpjegojë më qartë motivet që e shtynë ti drejtohet një dëshmitari të ruajtur të drejtësisë, lidhur me një cështje që ende është në hetim, ose të paktën supozohet se nuk është mbyllur me arrestimin e Ismailajt që pronësonte kompaninë DIA prej ku edhe nisin të gjitha historitë e një korrupsioni në milion euro që dyshohet se ka përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.