Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PERDITESUAR, FOTO/Masakra ne Mamurras, Naim Tafa, para 2 javësh u deportua nga Italia

23/09/2015
PERDITESUAR, FOTO/Masakra ne Mamurras,  Naim Tafa, para 2 javësh u deportua nga Italia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Makina qe drejtohej nga Naim Tafa

Masakra që solli 1 të vrarë dhe 3 të plagosur nga një përleshje me armë në qytetin e Mamurrasit është zbardhur tashmë nga policia.

Sot në paradite rreth orës 11:30 në qytetin e Mamurrasit rrethi Kurbin, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Erik Mamli dhe Dorian Mamli, të cilët janë kushërinj mes tyre, ku shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa.

Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, qe te mos shoqerohej me shtetasin Naim Tafa dhe të afërmit e tij pasi me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit.

Por shtetasi Dorian Mamli, nuk i eshte bindur kusheririt te tij duke i thene qe i ka shoke dhe do shoqërohet me ta.

Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar në konfrontim fizik.

mamuuarras 3 djali

Autori i masakres, Erik Mamli

Me pas shtetasi Dorian Mamli ka lëvizur me makinen tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Erik Mamli është larguar me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet.

Gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin shtetasit Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Erik Mamli.

mamurras 4 makina madhe

Makina e Erik Mamlit prej te ciles ai qelloi mbi kater personat e tjere

Në këto momente , makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, , Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku. Ku këta të fundit kanë qënë jashtë automjeteve.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e shtetasit Erik Mamli, e cila është gjetur e braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes.

mamuaras 2 arma

Automatiku qe u perdor nga Erik Mamli

Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Enrik Dod Mamli, 28 vjeç, lindur dhe banues në Zheje, Njesia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin per veprat penale “Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , e 278/5 i K.Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

mamurras makina nga larg

Makina e Naim Tafes

Viktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nga burgu vetem para dy javesh ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

Përgjimet e Ron Yeffet që tregojnë trafik armësh, reagon Gazment Bardhi: Tonditëse, SPAK duhet të hetojë

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Një nga skandalet më të rënda, Këlliçi: Hetim i menjëhershëm parlamentar për trafikun ndërkombëtar të armëve

08/09/2026
Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

08/09/2026
Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

Shtylla prek telat e korentit, një punonjës i bashkisë pa jetë 3 të lënduar nga rryma

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.