Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LULZIM BASHA/ Ora ka ardhur, mosbindje dhe revoltë qytetare kundër qeverisë

22/09/2015
LULZIM BASHA/ Ora ka ardhur, mosbindje dhe revoltë qytetare kundër qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mjaft i ashpër ka qenë në fjalën e tij kreu i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij sot, para deputetëve demokratë, në mbledhjen e grupit parlamentar.
Duke radhitur, një sërë skandalesh të qeverisë, Basha bëri thirrje për revoltë dhe mosbindje qytetare, duke vlerësuar protestën e sipërmarrjes shkodrane, si frymëzuese.
Duke ju referuar raportit të OSBE-së për zgjedhjet, Lulzim Basha në nisje të fjalës së tij, akuzoi kryeministrin për atë që “Edi Rama përdori grupe kriminale gjatë zgjedhjeve. U përdorën paratë e krimit për të blerë votat”.
Më tej ai u ndal te elementët me rekorde kriminale të përzgjedhur nga Rama.
“Uashingtoni dhe Brukseli u skandalizuan me sfidën dhe karshillëkun e Eid Ramës, duke ju bërë thirrje njerëzve me rekorde kriminale për të kandiduar. Koha ka treguar dhe po tregon se kryeministrit nuk i intereson integrimi zhvillimi, Uashingtoni dhe Brukseli, ndërsa emëron në zyrat e shtetit, narkotrafikantët e tutorë të vajzave të trafikuara”.
Për Bashën, “Rama dhe Meta mbyllen brenda klientelave të tyre për tu pasuruar. Shqiptarëve ju takon të dalin haptazi, dhe të marrin në dorë fatin e kërcënuar me aleancën e partneritetit ndërkombëtar”, apeloi Basha.
“Dekriminalizimi sipas rekomandime të OSBE/ODIHR, për zgjedhje të lira e të ndershme është kusht për histori të re dhe për ti hapur rrugë integrimit. Dekriminalizimi, është kërkuar të futet në kalendar, si dhe miratimin e tij me konsensus. Nuk duam merita, duam ligjin dhe zbatimin e tij. Po ndjekim me vëmendje manovrat për zvarritjen dhe për ti hequr thelbin ligjit, për ta bërë të paefektshëm zbatimin e tij. Jemi entuziast dhe mirënjohës ndaj Uashingtonit dhe Bukselit, për mesazhet e tyre. Rama shprehet krenar për Prengën e Ndokën. Ai është para testit për të provuar se zgjedhja e personave me rekorde kriminale është marrëzi e tij, apo ai është kumbari”, shtoi Basha.
Në vëmendjen e fjalës së kreut të opozitës, ishte edhe denoncimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas Bshës, “Latifondistët e drogës janë të lidhur me qeverinë, ndërsa Edi Rama sulmon mediat dhe opozitën. Ministri i brendshëm është rekordi i zi, duke vendosur makinën e tij si mjet të paprekshëm, në dorë të Habilajve, të njohur si trafikantë.  Saimir Tahiri është akuzuar nga zyrtari i policisë, ai është kumbari dhe garanti i tij. Rama ta shkarkojë e t’ia dorëzojë drejtësisë” vijoi Basha, i cili shtoi se në këtë situatë mund të jetë një person i vetëm që fërkon duart, Ilir Meta.
“Gjemia e qeverisë po fut ujë pas dy vjetësh të gjendjes së rëndë ekonomike. Ahengu në minaren e kontrabandës vazhdon. Saimir Tahirit pinxho i drogës, taksist i informalitetit, i lejohet evazioni. E vetmja rrugë qytetare, ora ka ardhur, mosbindje civile ndaj zullumit qeveritar. Sipërmarrja ta thotë zërin e saj të dalë në rrugë kur sheh shkeljen e të drejtave të saj. Shembulli i sipërmarrjes shkodrane është një frymëzim”, përfundoi Basha fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.