Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori, konflikt mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme

20/09/2015
Ambasadori, konflikt mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka vijuar debati mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme për lirimin e ambasadorit shqiptar në OSBE. Pas deklaratës së sotme te ministrisë së Jashtme lidhur me mbarimin e mandatit të ambasadorit tonë në OSBE, Spiro Koçi ka reaguar edhe Presidenca.

Ato cfarë deklaron ministria e Jashtme në deklaratën e saj nuk janë të vërteta, sipas një burimi nga ky institucion. “Lidhur me reagimin e sotëm te MPJ-së, mund të themi se ata gënjejnë, pasi Spiro Koçi është zhdekretuar nga Presidenti Topi më 30 korrik 2008, dhe është emëruar në MPJ më 28 gusht 2008, dhe jo si thonë se nga Serbia është kthyer po njësoj si tani”, citon këtë burim panorama.

“Është e vërtetë që Presidenti i ka firmosur të gjitha lirimet nga detyra të atyre ambasadorëve, madje, ambasadorja e Kanadasë kishte gati 6 vjet në detyrë dhe Qeveria u kujtua për të para dy muajsh.

Por për asnjë nga këto vende ajo nuk ka sjellë propozimet për emrat e rinj, përfshirë edhe atë të Vatikanit.

Në gati gjysmën e ambasadave shqiptare në vendet e huaja, diplomacinë po e bëjnë ‘të ngarkuarit me punë’. Tashmë nuk e kemi luksin që të caktojmë një të ngarkuar me punë edhe në OSBE. Presidenti do ta firmoste menjëherë kandidaturën e përshtatshme atje”, vijoi burimi.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme shkruhej se “Presidenti i Republikës vijon të ketë një qasje selektive dhe qartësisht politike ndaj propozimeve për emërimin dhe lirimin e ambasadorëve. Kujtojmë se që nga koha e propozimit për lirimin e Spiro Kocit, Presidenti ka liruar ambasadorët në Japoni, Hungari, Sllovaki, Brazil dhe Kanada”, shkruan deklarata e Ministrisë së Jashtme.

“Spiro Koçi ka 5 vjet që është emëruar ambasador, ndërsa ligji i shërbimit të jashtëm parashikon që kohëzgjatja në detyrë të jetë 3 vjet. Procedura e lirimit të një ambasadori, në bazë të nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, iniciohet nga Kryeministri. Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti ka jo më shumë se 30 ditë për ta liruar ambasadorin. Koçi është dekretuar Ambasador i Shqipërisë pranë OSBE-së dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vjenë (UNOV) në 28.09.2010 (Dekreti nr. 6693). Pra ka plot 5 vite në këtë detyre”, shkruan deklarata.

Po kështu, Ministria e Jashtme thekson se vetë Spiro Koçi është i vetëdijshëm për përfundimin e mandatit, madje i ka dërguar edhe një e-mail këtij institucioni në vjeshtën e vitit 2014, ku kërkonte emërimin si ambasador diku gjetkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.